Listat me emrat,mjekët,farmacistët
e dentistët kush do testohet në maj

Listat me emrat,mjekët,farmacistët<br />e dentistët kush do testohet në maj
Gjatë këtij muaji do të zhvillohet provimi i shtetit për mjekët, farmacistët dhe dentistët. Agjencia kombëtare e Provimeve ka publikuar edhe rregullat e provimit.
 
Agjencia kombëtare e Provimeve ka publikuar edhe rregullat e provimit. “Për paraqitjen në qendrat e provimit kandidati duhet të ketë parasysh rregullat e mëposhtme: Ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter s ‘kualifikimi; Ndalohet duhani, dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit; Ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të provimit.
 
Për të gjithë kandidatët lutemi të verifikoni emrin, atësinë, mbiemrin, si dhe datën dhe orën e provimit në faqen zyrtare të AKP’, thotë Agjencia Kombëtare e Provimeve.
 
Kandidati ka të drejtë të japë provimin e shtetit jo më shumë se pesë herë.
 
Kur provimi është kryer me sukses, nuk lejohet të përsëritet. Në këto raste kandidatit i mbahet tarifa e paguar. Tërheqja nga provimi i shtetit nuk mund të kryhet pas hyrjes në sallën e provimit.
 
Për vlerësimin e provimit të shtetit, përdoret shkalla e mëposhtme e vlerësimit:
 
Kandidati vlerësohet me notën 10 nëse merr 95 -100 pikë.
 
Kandidati vlerësohet me notën 9 nëse merr 85- 94 pikë.
 
Kandidati vlerësohet me notën 8 nëse merr 75- 84 pikë.
 
Kandidati vlerësohet me notën 7 nëse merr 65 -74 pikë.
 
Kandidati vlerësohet me notën 6 nëse merr 55 -64 pikë.
 
Kandidati vlerësohet me notën 5 nëse merr 50 -54 pikë.
 
Kandidati vlerësohet me notën 4 nëse merr më pak se 50 pikë.
 
Provimi i shtetit cilësohet i kryer me sukses, nëse në provim kandidati është vlerësuar së paku me notën 5. Kandidati i vlerësuar me notën 4 përsërit provimin.



  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)