/ATSH-Z.Tosku/- Në prag të mbylljes së aplikimeve për programin online "Mësues për Shqipërinë", burime zyrtare nga Ministria e Arsimit bëjnë me dije 19 programet për aplikimin online.
Ministria e Arsimit ka zbardhur programet orientuese për testimin. Në total janë 19 programe, ku përfshihen mësuesit e arsimit fillor, profesional, parashkollor dhe programet orientuese të shkollave artistike etj. Në vijim, jepet literatura përkatëse për secilin program.
Për arsimin profesional:
Dokumentacion administrativ, skelet-kurrikula, programe lëndore, programe shkollore, module mësimore, plane instruksioni, ditari etj.
Për shkollat artistike:
Kurrikula e re e shkollave artistike, qëllimet e arsimit profesional artistik, shkolla e mesme artistike, kompetencat e përgjithshme profesionale artistike të nxënësve në përfundim të arsimit, dega 'art pamor", sistemi 4-vjeçar, kërkesat e pranimit të nxënësve në arsimin profesional artistik në degën "art pamor" etj.
Për arsimin fillor:
Standardet e përmbajtjes dhe të arritjes në lëndët e ciklit fillor, programet lëndore për klasat e para, dyta, treta , të katërta dhe të pesta, revistat pedagogjike, buletinët "kurrikual dhe shkolla", udhëzimet e reja të MAS, të drejtat e njeriut dhe demokracia në veprim etj.
Për edukimin figurativ:
Botimi ISP 2002, standardet e përmbajtjes, edukim figurativ, botimi ISP 2004 etj.
Për edukimin muzikor:
Standardet e përmbajtjes-edukim muzikor botim ky i ISP 2002, 2004, standardet e arritjes, programe lëndore të edukimit muzikor, programe të edukimit muzikor 9-vjeçar, parime metodologjike dhe shembuj në zbatimin e programit etj.
Për edukimin fizik dhe sportin:
Programi i lëndës së edukimit fizik 6-9 dhe 10-12, udhëzuesit e zbatimit të programeve lëndore të edukimit fizik, modulet e edukimit fizik dhe shëndeti etj.
Për fizikën:
Programet lëndore të fizikës për arsimin parauniversitar, udhëzuesi lëndor i fizikës së gjimnazit, udhëzues për mësuesit, shkenca dhe teknologjia, objektivat e arritjeve të kapitullit, module për mësuesit e fizikës ISP 2003, 2006 etj.
Sa i përket fazës së regjistrimit, nuk është i nevojshëm dorëzimi i dokumenteve. Vetë aplikimi konsiderohet si vetëdeklarim dhe në momentin e ofrimit të vendit të punës, me paraqitjen e dokumentacionit origjinal, çdo deklarim i rremë/i ndryshëm nga formati, do të bëjë s'kualifikim të menjëhershëm të kandidatit.
Në programin online mund të aplikojë çdo individ, i cili ka përfunduar studimet e larta në profilet e mësuesisë në institucionet e arsimit të lartë brenda vendit ose jashtë. Për individët që kanë përfunduar studimet e tyre jashtë kërkohet ekuivalentimi i diplomës në përputhje me dispozitat ligjore.
Për çdo individ punëkërkues në zonën ku banon ose që shpreh interesin e tij për të kontribuar si vullnetar në zona të tjera të vendit, periudha e testimeve fillon më 27 nëntor dhe përfundon në 1 dhjetor.
Regjistrimet ditët e fundit janë rritur, ku sipas statistikave te faqes zyrtare të këtij programi, bashkia e Tiranës përshkrohet nga numri më i lartë i regjistrimeve me 1107 regjistrime, ndëra Dibra karakterizohet nga numri më i vogël i regjistrimeve.
/Shqiptarja.com