FT/ Tirana 0-2 Partizani (Human 7', Skuka 66')
TIRANË - Pas dy humbjeve radhazi në derbin kundër Tiranës me rezultatin 3-0, Partizani është 'hakmarrë' duke fituar 0-2 në derbin numër 210-të mes tyre në histori. Sfida e raundit të 15-të për Superligën, e cila u zhvillua në stadiumin 'Air Albania' këtë të dielë, foli për "Demat e Kuq" të trajnerit Oltjon Kërnaja, ndërsa bardheblutë nuk bënë asnjë goditje në portë duke treguar se kriza është ulur këmbëkrye në klubin më të titulluar në vend.
Nuk mund të kishte "dhuratë" më të keqe për trajnerin Ardian Nuhiu të Tiranës se kjo humbje në ditëlindjen e 46-të, me ekipin që mbetet në kuotën e 7 pikëve në vendin e fundit të renditjes. Fitorja e vetme e Tiranës këtë sezon është ajo kundër Partizanit (0-3) në derbin e fazës së parë.
NDESHJA - Me afro 7 mijë tifozë në stadium, sfida u zhbllokua shpejt. Pas vetëm 7 minutave lojë ishte Human që kaloi Partizanin në epërsi, ndërsa Tirana nuk kishte forcën për të reaguar.
Në pjesën e dytë, tre minuta pasi u fut në lojë, Xhuliano Skuka (66 minutë) shënoi golin e qetësisë për "Demat" me prekjen e parë të topit. Tirana nuk gjeti forcën e reagimit dhe ndeshja u mbyll 0-2 për të kuqtë.
Në 210-të ndeshje në historinë mes tyre, Partizani gjen fitoren e 83-të, 65 sfida mes tyre janë mbyllur në barazim, ndërsa 62 fitore janë për Tiranën.
Renditja - Pas javës së 15-të, Partizani me 20 pikë mbetet në vendin e gjashtë, ndërsa Tirana me vetëm shtatë pikë mban vendin e fundit duke konfirmuar sezonin më të dobët në historinë 105-vjeçare të klubit.
Komentet e ndeshjes:
90+4' Mbyllet 0-2 ndeshja në 'Air Albania'.
90' Katër minuta shtesë.
69' Tension në fushë mes dy kapitenëve Atanaskoski dhe Haxhiut. Qetësohen gjakrat pasi kryesori Juxhin Xhaja i ndëshkon të dy me karton të verdhë.
66' GOOL! Xhuliano Skuka shënon golin e dytë për Partizanin. Sulmuesi gjen golin e parë këtë sezon, në prekjen e parë pas futjes në këtë ndeshje.
63' Isgandarli shënon për Partizanin, por goli anulohet për pozicion jashtë loje.
62' Rrok Toma del nga fusha, Partizani aktivizon Skukën në sulm.
46' Pjesa e dytë nis me ndërrime te dy skuadrat. Fernandez futet në fushë te Tirana, Tare mbetet në dhomat e zhveshjes. Kote del nga Partizani, Gudjufi në fushë.
45+2' Mbyllet pjesa e parë, Tirana 0-1 Partizani në stadiumin 'Air Albania'.
45' Dy minuta shtesë.
42' Janjeva i 'Demave' merr karton të verdhë.
41' Toma i Partizanit ndëshkohet me karton të verdhë.
31' Mbajtja e topi 50 përqind me 50 përqind deri në këto momente.
30' Janjeva përplaset kokë më kokë me Taren, merr ndihmën mjekësore dhe vijon lojën.
7' GOOL! Pas vetëm shtatë minutash, Rowan Human ka shënuar golin e parë të derbit. Partizani merr epërsinë 0-1 në derbi.
1' Nis ndeshja me topin e parë të shkelmuar nga bardheblutë.
Pas 14 ndeshjeve të luajtura, Tirana me vetëm 7 pikë mban vendin e fundit në renditje dhe fitoren e vetme të sezonit e ka pikërisht kundër Partizanit në derbin e fazës së parë. Partizani nga ana tjetër me 17 pikë mban pozitën e gjashtë, me nëntë pikë më pak se kryesuesit e AF Elbasanit.
Formacionet zyrtare:
Tirana: Tafas, Vera, Basilio Ndong, Dembele, Rafa Silva, Haxhiu, Valerianos, Tare, Vogli, Tabekou, Meta
Partizani: Qirko, Atanaskoski, Janjeva, Bytyçi, Ismaili, Isgandarli, Human, Kote, Toma, Marku, Doumbia
Derbi mes Tiranës dhe Partizanit zgjat më shumë se 90 minuta në fushë. Në prag të ndeshjes, një tifoz i vogël i Tiranës i vendosi në qafë shallin bardheblu gazetarit Ernest Koçi të Report TV. Djaloshi tha se sfida është shumë e rëndësishme, pasi një fitore kundër Partizanit do zbehte ecurinë katastrofike të Tiranës këtë sezon.

Sot në 18:00 në "Air Albania" luhet derbi mes Tiranës dhe Partizanit. Trajnerët Ardian Nuhiu i Tiranës dhe Oltion Kërnaja i Partizanit kanë publikuar formacionet.
Të dy trajnerët janë “sajuar” mes mungesave të rëndësishme. Nuhiu ka bërë një revolucion te Tirana, duke e nisur derbin me Voglin e Taren në sulm nga minuta e parë, ashtu si edhe të sapoafruarin Ndong në mbrojtje.
Ndërsa te Partizani, Kërnaja i ka besuar Kotes një vend në rreshtimin titullar, teksa ka në stol në gjendje gatishmërie emra të rëndësishëm të të kuqve si Skuka, Bintsuka, Buxhelaj e Sembene.
Tirana: Tafas, Vera, Basilio Ndong, Dembele, Rafa Silva, Haxhiu, Valerianos, Tare, Vogli, Tabekou, Meta
Partizani: Qirko, Atanaskoski, Janjeva, Bytyçi, Ismaili, Isgandarli, Human, Kote, Toma, Marku, Doumbia

Të shoqëruar nga policia në një itinerar të caktuar për të shmangur çdo përplasje, tifozët e Partizanit dhuruan spektakël me flakadanë rrugës për në stadiumin "Air Albania", aty ku sot luhet derbi kundër Tiranës në Superligën e futbollit.

Raundi i 15-të në Superligën e futbollit shqiptar ka rezervuar derbin Tirana - Partizani, i cili merr jetë sot në 'Air Albania' duke nisur nga ora 18:00.
Dueli i sotëm do të jetë përballja e 210-të në historinë mes tyre, në të gjitha kompeticionet. Në bilancin e përgjithshëm, të kuqtë e Partizanit numërojnë 82 fitore, 65 barazime dhe 62 fitore janë për bardheblutë.
Kjo epërsi vjen kryesisht nga rezultatet e arritura në kampionat, në të cilin Partizani në 179 ndeshje ka arritur 73 fitore, 57 janë barazime, ndërsa 49 janë fitoret e Tiranës.
Në ndeshjet për Kupën e Shqipërisë, bilanci është më pozitiv për bardheblutë që në 29 ndeshje kanë fituar 13, barazuar 8 dhe 8 ndeshje janë fituar nga të kuqtë.
Gjithashtu të dyja klubet kanë luajtur edhe një ndeshje finale në Superkupën e Shqipërisë më 17 gushtin e 2004, të fituar nga Partizani me rezultatin 2-0.
Përballja e parë mes Tiranës dhe Partizanit është luajtur më 30 mars 1947. “Demat e Kuq” fitonin 8-0, duke sigluar edhe fitoren më të thellë deri më tani në derbi. 38 vite më vonë, më 22 shtator 1985, Tirana do kundërpërgjigjej duke e mundur 7-3.
Rezultati më i thellë i sezoneve të fundit është ai 28 shkurtit të vitit 2020, kur bardheblutë fitonin me shifrat 5-1. Më 1 mars 2008, kur të kuqtë drejtoheshin nga Hasan Lika, fitonin në “Qemal Stafa” me shifrat 4-1.
Dy ndeshjet e fundit janë fituar nga Tirana, të dyja me rezultatin e njëjtë 3-0.

Raundi i 15-të në Superligën e futbollit shqiptar ka rezervuar derbin Tirana - Partizani, i cili merr jetë sot në 'Air Albania' duke nisur nga ora 18:00. Forma e dy skuadrave nuk është ajo e një përballje kalibri si kjo, çka mund të ketë detyruar tifozët t'i qëndrojnë larg shkallëve të stadiumit.
Deri mesditën e kësaj të diele, nuk janë shitur më shumë se 3 mijë bileta për këtë sfidë, teksa kapaciteti i impiantit është më shumë se 22 mijë e 500 ulëse. Shqiptarët i lënë gjërat për në momentet e fundit, ndaj nuk përjashtohet mundësia që tifozët të kërkojnë bileta me të mbërritur në impiant.
Pas 14 ndeshjeve të luajtura, Tirana me vetëm 7 pikë mban vendin e fundit në renditje dhe fitoren e vetme të sezonit e ka pikërisht kundër Partizanit në derbin e fazës së parë.
Partizani nga ana tjetër me 17 pikë mban pozitën e gjashtë, me nëntë pikë më pak se kryesuesit e AF Elbasanit.
Komente










Akoma paska që shkojnë për të parë këto dy ekipe zorraxhinjsh.
Përgjigju