Futbolli elitar në Angli, Premier League është në raundin e 23-të. Këtë të shtunë te fitoret dolën kryesuesit e Liverpool, Arsenali, Evertoni apo edhe Bournemouthi që po bën surprizën. Dita kulmoi në orën 18:30, aty ku në 'Etihad' Manchester City fitoi 3-1 me përmbysje kundër Chelsea.
Në "Anfield" Liverpooli mposhti 4-1 skuadrën e Ipswich dhe vijon të jetë në krye të tabelës së klasifikimit. Skuadra e Arne Slot është thuajse një makineri perfekte dhe shënoi tre gola në pjesën e parë me Szoboszlai, Salah dhe Gakpo. Ishtë sërish holandezi Gakpo në pjesën e dytë që shënoi golin e katërt, ndërsa Greaves në fund shkurtoi për rezultatin e përgjithshëm 4-1. Me 53 pikë të kuqtë janë udhëheqës të renditjes edhe me një ndeshje më pak.
Spektakël në 'Etihad'. Manchester City përmbysi 3-1 Chelsean dhe e kalon në renditje, duke bërë që djemtë e Pep Guardiolës të harrojnë javët e fundit dhe të rikthehen te sukseset. Miqtë nga Londra kaluan në epërsi pas vetëm tre minutave lojë me Madueke. Ishte një gabim i afrimit të ri të janarit, Khusanov, që i dhuroi një top kundërshtarëve. City nuk u pajtua me këtë rezultat dhe në fundin e pjesës së parë barazoi me Gvardiol. Në pjesën e dytë Haaland shënoi një gol të bukur pas pasimit nga portieri Ederson, kjo edhe për gafë të gardianit Sanchez. Më pas Haaland do pasonte për Foden i cili do "vuloste" ndeshjen tre minuta nga fundi me rezultatin 3-1.
Në "Molineux" vendasit e Wolves nuk mundën të "kafshonin" Arsenalin, teksa miqtë fituan 0-1. Duhej goli i Calafiorit në minutën e 74 që tri pikët të shkonin në Londër dhe të kuqtë e Artetas të mbanin sërish vendin e dytë, në ndjekje të Liverpool. 47 pikë ka në renditje Arsenali pas 23 ndeshjeve të luajtura.
Premier League, raundi 23:
E shtunë, 25 janar 2025
16:00
Bournemouth 5-0 Nottingham
Brighton 0-1 Everton
Liverpool 4-1 Ipswich
Southampton 1-3 Newcastle
Wolves 0-1 Arsenal
18:30 Manchester City 3-1 Chelsea
Renditja:
Spektakël në 'Etihad'. Manchester City përmbysi 3-1 Chelsean dhe e kalon në renditje, duke bërë që djemtë e Pep Guardiolës të harrojnë javët e fundit dhe të rikthehen te sukseset. Miqtë nga Londra kaluan në epërsi pas vetëm tre minutave lojë me Madueke. Ishte një gabim i afrimit të ri të janarit, Khusanov, që i dhuroi një top kundërshtarëve. City nuk u pajtua me këtë rezultat dhe në fundin e pjesës së parë barazoi me Gvardiol. Në pjesën e dytë Haaland shënoi një gol të bukur pas pasimit nga portieri Ederson, kjo edhe për gafë të gardianit Sanchez. Më pas Haaland do pasonte për Foden i cili do "vuloste" ndeshjen tre minuta nga fundi me rezultatin 3-1. Tanimë City me 41 pikë merr vendin e katërt, duke lënë pas Chelsean me 40 pikë në vendin e gjashtë.