Liverpool, falë Mohamed Salah, nuk e ka diskutuar në asnjë moment ndeshjen e javës së 15 të “Premier League”, pasi ka shkatërruar 0-4 Bournmouth në transfertë. Sfida u zhbllokua që në minutën e 25 me Salah që bëri rolin e një ‘pyke’ duke ndjekur deri në fund një aksion. Më pas egjiptiani dërgoi shifrat në 2-0 falë një aksioni personal të konkretizuar me sukses. Në pjesën e dytë një autogol i vendasve pothuajse mbylli gjithçka, pavarësisht se për të vulosur shifrat mendoi sërish Salah që kompletoi në këtë mënyrë golin e tretë personal.
Një fitore të ngjashme ka marrë edhe Manchester United. “Djajtë” e Mourinho-s kanë mposhtur 4-1 Fulham në “Old Traford”. Fillimisht Young, më pas Mata dhe Lukaku mbyllën pjesën e parë në 3-0. Në fraksionin e dytë të lojës miqtë u munduan dhe arritën të shkurtonin shifrat, por ishte shumë pak përballë United i cili në minutën e 82 shënoi edhe golin e katërt me Rashford.
Tre pikë edhe për Arsenal që erdhën jo me pak vuajtje. “Topçinjtë” pas ndeshjes spektakolare me Tottenham sot kundër Huddersfield janë mjaftuar me një fitore minimale 1-0. Golin e fitores për vendasit e realizoi mesfushori Torreira me roveshiatë.
Nndërkohë në “La Liga” Atletico Madrid ka lënë pas barazimin me Girona-n pasi sot ka fituar 3-0 kundër Alves në “Metropolitano”. Për “El Colchoneros” në këtë takim realizuan Kalinc, Griezman dhe Rodrigo.
Komento