Pak ditë pas fitimit të ‘Champions League’ Liverpool ka filluar të mendojë për sezonin e ardhshëm ku pretendon të ketë akoma edhe më shumë një ekip më të fortë. Para se të bëhen afrimet fillimisht duhet të largohen ata të cilët nuk janë më pjesë e projektit dhe për këtë arsye dy futbollistë janë përshëndetur sot me klubin.
Në një njoftim në faqen zyrtare Liverpool bën me dije se Alberto Moreno dhe Daniel Sturridge nuk do të jenë pjesë e ‘the reds’ sezonin e ardhshëm. “Liverpool ka falenderuar sot Daniel Sturridge dhe Alberto Moreno-n për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë për klubin dhe iu uron atyre më të mirat në të ardhmen.”
Dyshja do të lerë the reds këtë verë pas përfundimit të kontratave aktuale dhe për këtë arsye trajneri Jurgen Kloop është shprehur: “Ata kanë qenë aty kur unë erdha si trajner dhe gjatë kësaj periudhe, ashtu siçdo futbollist tjetër, kanë ndihmuar për të ndërtuar një ekip që do të shkonte në drejtimine duhur. Pa ata ne nuk do të ishim ekipi dhe klubi që jemi në këtë moment.”