Kamerat kurth në Parkun Kombëtar të Malit të Sharrit në Maqedoninë e Veriut kanë kapur dy rrëqebuj të rinj ballkanikë.

Ata janë vërejtur gjatë monitorimit të rregullt në zonën që administrativisht i përket Komunës së Vrapçishtit. Me këtë zbulim, numri i individëve të identifikuar është rritur nga 3 në 5.

“Në kamerat tona kurth në territorin e Parkut, së fundmi janë regjistruar dy individë të rinj të rrëqebullit Ballkanik. Të njëjtit janë vërejtur gjatë realizimit të monitorimit të rregullt, në pjesën e territorit që administrativisht i përket Komunës së Vrapçishtit. Me këtë, numri i individëve të identifikuar të rrëqebullit rritet nga 3 në 5. Të dy individët janë në gjendje të mirë shëndetësore, gjë që paraqet tregues për stabilizimin dhe rikuperimin e popullatës së këtij lloji të rrallë në Malin Sharr”, thuhet në postimin në Facebook.

Dy individët e rinj janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa autoritetet e parkut theksojnë se do të vijojnë të jenë të përkushtuar në ruajtjen e botës së egër dhe përmirësimit të ekosistemit.

Rrëqebulli i Ballkanit është grabitqari i tretë më i madh në Europë, rajonin e Ballkanit dhe në Shqipëri pas ariut të murrmë dhe ujkut.

Me më pak se 40 individë të mbetur kësaj specie, rrëqebulli ka habitat malet e Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Që nga viti 2015, ai është listuar si i rrezikuar në mënyrë kritike, një kategori përpara zhdukjes. Arsyeja kryesore e rrezikimit të tij është gjuetia e paligjshme dhe shkatërrimi i habitatit nga shpyllëzimi.

P.J/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 17 Mars, 11:47

    Shqipëria shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit, si e vlerësoni?