Një sezon thuajse në perfeksion për mesfushorin me origjinë shqiptare që luan te Salzburgu, që falë golave të tij, ndodhet në çerekfinale të Europa League dhe ende ka shanse për më tej. Bëhet fjalë për Valon Berishën, që luan edhe me përfaqësueses e Kosovës. Ekipi i tij kryeson në Austri dhe ndodhet 8 pikë larg ndjekësit më të afërt, ndërsa në Europa ka eleminuar një gjigant europian, skuadrën e Dortmundit.
Të gjitha këto suksese kanë ardhur gjithashtu falë golave dhe nivelit të lartë që ka treguar edhe Valon Berisha. Sipas asaj që raporton “SPOX”, Klop kërkon që të transferojë mesfushorin 25-vjeçar gjatë merkatos së verës. Klubi anglez kishte dërguar disa emisarë për të parë Berishën në ndeshjen ndaj Dortmundit, ndërsa kontaktet me agjentin e futbollistit janë drejt përfundimit.