Liverpool ka humbur shansin për të barazuar Manchester United në vendin e dytë në renditje të Premier League, pas ndalesës që ka bërë në shtëpi me Stoke City.
Nëse ndeshja ka përfunduar në barazim 0-0, kjo edhe për faj të Mohamed Salah, që ka humbur një rast ideal në pjesën e parë, kur vetëm për vetëm me portierin, e kalon topin jashtë.
Trajneri Jurgen Klopp nuk e ka lënë të pushojë sulmuesin egjiptian për ndeshjen e së mërkurës me Romën, për t’i dhënë mundësinë të shënojë sa më shumë gola në garën për “Këpucën e Artë” në Angli dhe në Europë.
Komento