Liverpool dhe Barcelona janë dy skuadrat e fundit që sigurojnë kualifikimin për në çerekfinalet e Champions League. Liverpool nxorri jashtë kompeticionit Bayernin e Mynihut duke e mposhtur 3-1 në “Allianz Arena”. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1 me golat e Sadio Mane në minutën e 26-të ndërsa bavarezët gjetën baraspeshën në të 39-tën fal autogolit të Matip. Në 45 minutat e dyta Bayerni tregon gjithë dobësitë ndërsa Liverpool ka një ritëm tjetër dhe do shënonte golat e kualifikimit. Fillimisht ish Van Dijk që mposht Neuer në minutën e 69-të ndërsa 6 minuta nga fundi Sadio Mane shfrytëzon një asist të Salah dhe me kokë e dërgon topin në rrjetë duke kompletuar dygolëshin personal.
Leo Messi duke festuar nje nga golat
Ronaldo telefonon , Messi përgjigjet. Kapiteni i Barcelonës shënon dygolësh dhe jep dy asiste në fitoren 5-1 të katalanasve ndaj Lyon në ndeshjen e kthimit të fazës së 1/8. Messi hap llogaritë me një penallti të kthyer në gol alla Panenka dhe të dytin e shënoi Coutinho. Francezët ngushtojnë diferencën me Tousart dhe trembin për pak minuta Barçën por kur punët bëhën të vëshira Messi merr sërish për dore skuadrën. Argjentinasi shënon vet golin që e dërgon rezultatin në 3-1 dhe më pas dërgon tek goli Pique e Dembele. Barcelona kalon më tej. /Përgatiti Andi Kapxhiu