Liverpool është i pandalshëm këtë sezon në Premier League duke vijuar rrugëtimin drejt titullit kampion pas shumë vitesh. Ekipi i Jurgen Klop shkatërroi Leicester City me rezultatin e thellë 0-4 në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë.

Fitorja e shkëput kampionin e ri të botës 13 pikë nga vendi i dytë që mbahet nga Leicester City dhe 14 nga Manchester City, madje me një ndeshje më pak. Golat për Liverpool u shënuan nga Firmino dy herë, Milner dhe Arnold.

Këtë sezon Manchester City është shumë larg formës së vitit të kaluar, ndërsa ekipet e tjera, si Manchester United, Arsenal, Chelsea apo Totenham duket se kanë të pamundur ta rivalizojnë Liverpoolin.