Llalla asiston në kërkesën 
për sigurimin e 2 deputetëve

Llalla asiston në kërkesën <br />për sigurimin e 2 deputetëve
TIRANE- Prokurori i Krimeve të Rënda Adnand Xholi dhe prokurori tjetër Altin Binaj, përgjatë natës së djeshme kanë përpiluar kërkesën për caktimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Lartë ndaj dy deputetëve të parlamentit Mark Frroku dhe Tom Doshi.

Në përpilimin e kërkesës mësohet të ketë asistuar dhe vetë kryeprokurori Adriatik Llalla,ku së bashku me dy prokurorët e tjerë kanë renditur një sërë provash, si përgjime, tabulate telefonike dhe dëshmi, të cilat sipas akuzës vërtetojnë se deputetët kanë mashtruar por njëherësh kanë kanosur me jetë dhe shtetasin Durim Bami, edhe ky tashmë i arrestuar.

Pritet që kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme për caktimin e masës së sigurisë ndaj dy deputetëve, të dorëzohet ditën e sotme në gjykatë, dhe se një ditë më pas Gjykata të marrë vendimin për shqyrtimin e kësaj kërkese. Seanca gjyqësore do jetë me debate të forta juridike, pasi avokatët e dy deputetëve të arrestuar e kanë quajtur arrestimin si të paligjshëm dhe të motivuar politikisht.

 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën