TIRANE - “Ndjekja e paligjshme penale ndaj kryetarit të Kuvendit Ilir Meta”. Është ky qëllimi që sipas kryeprokurorit Adrtiatik Llalla, kanë dashur të realizojnë dy deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku me sajimin e historisë së atentatit të urdhëruar gjashtë muaj më parë nga Meta për vrasjen e Doshit dhe demokratit Fufi.
Në shkresën zyrtare ku ka urdhëruar ndalimin e deputetëve të firmosur nga vetë ai, Llalla thotë se nga hetimet e kryera, provat e mbledhura dhe dëshmitë e marra, vërtetohet se atentati i pretenduar nga deputeti i përjashtuar nga Partia Socialiste është sajuar prej tij dhe Mark Frrokut duke përdorur të ndaluarin nga Fushë-Kruja Durim Bamin, për të implikuar kreun e Kuvendit Ilir Meta.
Dokumenti i firmosur nga Llalla të cilin A1 Report e siguronNga momenti kur Doshit bëri publike në fillim të marsit akuzat se Meta ka paguar 600 mijë euro për vrasjen e tij dhe të Fufit,
(500 mijë euro për ekzekutimin e Doshit dhe 100 mijë euro për eliminimin fizik të demokratit mhill Fufi) politika u nda në dy kampe, ku opozita u radhit si besnike e versionit të Doshit duke kërkuar dorëheqjen e Metës nga Kuvendi, ndërsa mazhoranca ja la në dorë përfundimit të hetimeve.
Kur nuk ka kaluar as një muaj nga bërja publike e këtyre pretendimeve, Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla i jep një motiv inskenimit që sipas tij bënë deputetët Doshi dhe Frroku: Ndjekja e paligjshme penale e Metës.
Akuza deklaron se për provimin e inskenimit të atentatit janë kryer një sërë veprimesh hetimore, pyetje personash, sekuestrim tabulatesh telefonike, sekuestrim pamje filmike, përgjime dhe nga kryerja e këtyre veprimeve hetimore krijohen dyshime të bazuara në prova se ngjarja e pohuar nga Tom Doshi publikisht si dhe e deklaruar më pas në prokurori, ka qenë e sajuar prej tij, deputetit Mark Frroku dhe të dyshuarit
Durim Bami me qëllim fillimin e paligjshëm të ndjekjes penale ndaj Ilir Metës.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45.1%
-
I keq
21.7%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1002
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U arrestua për herë të dytë në Dubai, Durim Bami kërkon të mos deportohet në Shqipëri: Më rrezikohet jeta, 16 persona duan të më vrasin
29 Tetor, 13:15
-
Durim Bami arrestohet për herë të dytë në Dubai, pritet të deportohet drejt Shqipërisë! Konfliktet me ish-deputetin Ndoka dhe dosja 'Revanshi'
28 Tetor, 15:08
-
Durim Bami u arrestua sërish në Dubai? Ende s'ka konfirmim zyrtar
27 Tetor, 11:16
-
'S'kam përdorur Sky'! Zbardhet dëshmia e Marklen Hakës në seancë, mohon se mori pjesë në atentatin ndaj Durim Bamit! GJKKO e lë në arrest me burg
8 Shtator, 11:59
-
SKEDA/ Konfliktet hakmarrëse mes Marklen Hakës dhe Gentjan Bejtjas! Vrasja e hallës, atentatet në seri mes tyre dhe vrasjet
6 Shtator, 16:08
-
SKEDA/ Gentjan Bejtja, ‘mishi i huaj’ mes klanit të Ervis Martinajt dhe aleancave Dokle-Duka-Bami! Saga e hakmarrjes, viktimat e atentateve dhe precedentët
29 Gusht, 11:54
-
Arrestimi i Durim Bamit në Dubai, kryepolici Rrumbullaku: S'është liruar, i është lehtësuar masa! Burime për 'Report TV': Ndodhet në arrest shtëpie
14 Gusht, 12:28
-
Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij
13 Gusht, 23:10
-
Ekstradohet nga Belgjika Leonard Duka! SPAK e shpalli në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos, ekzekutoi Erigers Mihasin dhe planifikoi eliminimin e Ervis Martinajt
2 Gusht, 13:38
-
Operacioni ‘Revanshi’/ Autoritetet në Dubai thonë se kanë ndaluar Marklen Hakën! Policia shqiptare i dërgon të dhënat biometrike
31 Korrik, 21:06
-
Arrestimet e policisë, eksperti Softa: Duhet shkuar tek grosistët e mëdhenj të drogës! Durim Bami i lidhur me politikën, shpresoj të dalë 'pendito'
12 Korrik, 19:31
-
'21 janari', Dumani: Do ta hetojmë, zbatojmë vendimin e Gjykatës së Lartë! Afera 'Partizani'? Kreu i SPAK: Berisha nën hetim pasuror (E PLOTË)
8 Korrik, 11:41