TIRANE - Urdhër ndalimet për dy deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku janë firmosur nga vetë kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Adriatik Lllalla, vetëm një orë pasi parlamenti vendosi me shumicë votash t’i japë autorizimin organit të akuzës për arrestimin e tyre, duke i hequr imunitetin. A1 Report siguron dokumentin për urdhër ndalimin e kreut demokristian Mark Frroku firmosur nga Llalla. Pas analizimit të provave, thotë kryeprokurori Llalla në këtë shkresë, duhet urdhëruar ndalimi i Frrokut me argumentin se nëse lihet i lirë përbën rrezik për provat.
“Ndaj këtij shtetasi duhet urdhëruar ndalimi i menjëhershëm, pasi qënia e tij e lirë mund të vëjë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës, kjo për faktin e pozicionit që mban si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, kapitaleve financiare që disponon si dhe duke iu referuar veprimeve të kundraligjshme dhe shoqërisht të rrezikshme që ka kryer, rrezikshmëria e tij mbetet e lartë”, thuhet në urdhër ndalimin e Frrokut të firmosur nga kryeprokurori Llalla.
Po ashtu, Llalla argumenton në urdhrin për ndalimin e Frrokut, edhe rrezikun se deputeti mund të lërë Shqipërinë, duke i kujtuar njëherësh akuzat që rëndojnë mbi të nga drejtësia belge.
“Po kështu, ky deputet akuzohet nga organet e drejtësisë belge për kryerjen e disa veprave penale, akuza për të cilat aktualisht është në proces gjykimi në këtë shtet. Në këto kushte, krijohen dyshime të arsyeshme se ai mund të largohet nga territori i Shqipërisë për t’i shpëtuar ndjekjes penale”, thuhet në shkresën që siguron A1 Report.
Doshi dhe Frroku akuzohen për tre akuza si “Kallëzim të rremë”, “Kanosjen e dëshmitarëve” dhe “Deklarim të rremë para prokurorit”. Nëse shpallen fajtor në këto akuza dy deputetët rrezikojnë gjobë deri në 5 vite burg.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Akuzat nga Belgjika, ja si u përgjigj Frroku në A1 Report ne janar 2014