Llalla: Lu të ndalet! Po sillet si prokuror e gjykatës në Shqipëri!

Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla i është përgjigjur sot akuzave të ambasadorit amerikan Donald Lu nëpërmjet një deklarate për shtyp.

Përfaqësuesi i SHBA-ve në Tiranë duke iu përgjigjur një letre të Llallës për Kongresin amerikan, në të cilën ky i fundit ishte shprehur se Lu-ja i kishte kërkuar arrestimin e Ilir Metës, tha pak ditë më parë se Lallla ishte një ish-prokuroror i korruptuar dhe diskredituar, i trembur nga burgu, i cili e kishte trilluar çështjen Meta.

Por në deklaratën e tij, Llalla i mohon akuzat që ai të jetë i korruptuar apo që të ketë qenë kundër reformës në drejtësi.

Sipas ish-prokurorit, Lu duhet të ndalet që të sillet si prokuror e gjykatës në Shqipëri, duke hetuar dhe gjykuar të tjerët pa fakte.

Llalla tha se akuzat e Lu-së ndaj tij, mund të rrëzoheshin nga çdo gjykatë.

Deklarata e Adriatik Lallës në lidhje me akuzat e Ambasadorit të SHBA-ve Donald Lu

Unë hedh poshtë në mënyrë kategorike akuzat tinzare për korrupsion të lëshuara kundër meje nga Ambasadori i SHBA-ve Donald Lu, gjatë javëve të fundit. Akuzat e Ambasadorit Lu janë pa bazë dhe do të provohen të pavërteta nëse do të paraqiten përpara çdo gjykate.

Adriatik Llalla i përmend gjykatën Donald Lu-së

Përfitoj nga mundësia për të ripërsëritur në mënryë të qartë dhe të prerë se unë kam mbështetur dhe vazhdoj të mbështes Reformën në Drejtësi në Shqipëri. Unë mbështes çdo reformë që i shërben interesave të popullit shqiptar duke garantuar një sistem të pavarur drejtësie dhe ndarje të pushteteve. Por unë jam kundër çdo përpjekjeje për ta vendosur drejtësinë shqiptare nën ndikimin e kujtdo—qeverisë, partive politike, oligarkëve, apo interesave kriminale dhe të biznesit. Natyrisht, kurdo që ka qenë e nevojshme unë kam dhënë këndvështrimin tim për propozimet konkrete gjatë hartimit të reformës. Qëndrimet e mia kanë reflektuar gjithmonë shqetësimin tim të thellë për detyrimin tim si Prokuror i Përgjithshëm për të siguruar se prokuroritë vazhdonin të luftonin krimin dhe korrupsionin edhe gjatë kohës që hartohej reforma dhe për të ruajtur moralin e shumë prokurorëve dhe punonjësve publikë që janë të ndershëm dhe të pakorruptuar.

Natyrisht, është e drejta e publikut të shqyrtojë dhe gjykojë punën dhe arritjet e mia si Prokuror i Përgjithshëm, por unë nuk kam ndërmarrë kurrë asnjë hap apo veprim kundër reformës në drejtësi, nuk kam abuzuar kurrë me detyrën dhe nuk jam përfshrië kurrë në veprime korruptive.

Sulmet personale të Ambasadorit Lu janë të papërgjegjshme dhe të papranueshme. Për mua është e vështirë të kuptoj se si një ambasador i huaj mund të pretendojë të ketë dijeni për një hetim të supozuar nga autoritetet e vendit pritës. Ambasadori Lu jo vetëm që e ka futur veten e tij në procese hetimore vendase, por ai i ka dhënë vetes të drejtën të sillet si prokuror, gjykatës dhe juri duke shpallur publikisht se unë jam nën hetim dhe pastaj duke më shpallur të fajshëm dhe me çfarë duhet të dënohem, pa patur asnjë provë dhe pa asnjë proces të rregullt.

Llalla e akuzon Lu-në se po sillet si gjykatës e prokuror

Fatkeqësisht, qëndrimi ndaj meje është një tjetër rast në vazhdën e përpjekjeve të vazhdueshme të Ambasadorit Lu për të ndikuar administratën e drejtësisë në Shqipëri, ndër të tjera duke sulmuar në mënyrë arbitrare të gjithë prokurorët, përfshi prokurorët e ndershëm dhe të devotshëm të cilët rrezikojnë çdo ditë jetën e tyre për të luftuar trafikun e drogës dhe korrupsionin politik. Sjellja e Ambasadorit Lu është shtrëmbërim i diplomacisë dhe dhunim i hapur i ligjve shqiptare dhe atyre ndërkombëtare. Është momenti që Ambasadori Lu të ndalojë së abuzuari pushtetin e tij duke ndërhyrë në administrimin e sistemit të drejtësisë shqiptare.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LEXOJE LLALLA: 15/04/2018 01:22

    O Llall rri I qet.mes teje edhe Lu..sigurisht qe ne ty te besojm ne ato qe thua edhe Ambasadori qe po perpiqet te bej Shqiperine..shpif..sipas teje edhe pse Shqiptaret jan te pa fuqishem qoft edhe per te qeshur..tani po qeshin...Hidh nje veshtrim nga Ferri...ja e shikon dera u eshte hapur do te bini shum shpejt Ngushellohu qe nuk do jesh I vetmi...do te Kesh shoqeri patjeter.Rrespekt D.Lu!

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 14/04/2018 22:54

    O llall e kthyer në hir ti kujtove se deti u bë kos o debil i ler ty të vuri kryeprekuror krye hajduti ilir pocaqi hajdut meta . Si ka mundësi një njeri si ty pa shkoll të mesme u bëre me shkoll të lart po ti debil ke ler e debil do vdesësh .

    Përgjigju
  • Lavdosh l: 14/04/2018 21:48

    Mos fol ne emer te popullit o zoti Llalla. Fuqine e popullit ti e shperdorove si nje kapo mafioz Populli ta ka vene damken dhe shpresojme qe edhe drejtesia te beje te veten. Faleminderit zotit Lu qe po shtyn per drejtesine ne kete vend. Relaiteti qe ju dhe bosset e tu krijuan eshte shume i keq dhe do dohe kohe qe fara juaj te zhduket

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 14/04/2018 21:47

    O gelbaze e Drejtesise ke shkuar ne te.... . Theodhoriut.

    Përgjigju
  • Kombi: 14/04/2018 21:32

    Turp te denigrohet ambasadori i nje vendi me mik dhe i besuar ku mbi 95% te shqiptareve i kane syte dhe shpresat.Po sikur ta marrim te mireqene alibine e Llalles,po CIA,DEA,FBI si institucione serioze amerikane genjejne kunder tij.Por beji nje pyetje popullit shqiptar: A ka besim tek prokuroria shqiptare dhe pse nuk ka valle?. Sikur te themi se ka edhe ndonje te ndershem ta gje sh me LUPE,atehere lind pyetja pse kombi po lengon nga mosbesimi ,pra besimi tek drejtesia mbetet ZERO,si ka mundesi valle ky perceptim qytetar??????.Mos valle eshte fajtor i tere kombi shqiptar.Pse shqiptaret besojne me teper ambasadorin e nderuar Lu dhe jo ty.A ke informacione per ndonje prokuror te perfshire ne gjobvenie,rrembim,vrasje apo trafik droge qe e ke promovuar si nje nder mikun tend me te besuar.Rastesi valle jane keto?.

    Përgjigju
  • Labi: 14/04/2018 21:26

    O llalla me far kosi Moș e kruaj me lun se ka dhe agjend t CIA q vin t fusin dhe plumbi me silenciator e pasaj Nuk Meret vesh Kush ta Futi ..Po luaj Nuk t do t fdekur t do n burk t paguash Per shum t lika q i ke ber shqiptarve dhe Per shum Lek q ke grăbit

    Përgjigju
  • bledi: 14/04/2018 20:30

    ke mor fund se kupton akoma ..... po nuk te bon sekuestro pasuris qe ke mbi 10.000.000 € kjo reforme ka mar fund

    Përgjigju
  • Besnik Struga: 14/04/2018 20:15

    Komenti(*)Kur je i pastër pse u tërhoae nga vetingu?!!!!

    Përgjigju
  • Blenard: 14/04/2018 19:55

    KU ku moj nen o llalla o zot te doja tek per tek ne ring te merja hak per cdo shqiptar ta shqyej gurrmazin qelbesir

    Përgjigju
  • Zalo: 14/04/2018 19:45

    Llallë moj Llallë , që të bëri Donald LU hirrë të prishur! Ku do futesh o Hajvan i Zi ?! Ku do mbytesh O Katran i ZI me emrin Dhalla ?! Po ç'farë kujtoje ti , kur nxirje atê Laviren ( Sekretaren tënde ) dhe Sulmoje Ambasadorin Amerikan me Fletë RRufera?! Ambasadori AMERIKAN Dosjen tënde të ZEZË me 80.000 Faqe dhe Një Mijë e Një KRIME ja ka Dorëzuar ARTA MARKUT që para 2 Javësh , biles edhe URDHËR ARRESTI është prerë nga PROKURORIA e DURRËSIT dhe ty Fëlliqsirë LLALLA shumë shpejt do të PRANGOSIN dhe ÇELSAT do të hidhen në DET dhe do shkosh në GOP të SËMËS . Ti LLallë ZIU do bëhesh Shembull për të gjithë Zyrtarët e tjerë ,edhe Pasuritë që ke hedhur në emrin e atyre KUÇKAVE që ke në Shtëpi do të SEKUHESTROHEN dhe KONFISKOHEN ! Këtu do jemi ! Mbaje mend Ç'farë të thash ! INFORMACIONI është Super i Saktë nga Brenda AMBASADËS AMERIKANE në TIRANË . Përgatitu për BURGUN LLALLË ZIU , sepse ZAN CAUSHI me Admir Tafilin dhe MARK FRROKUN po fërkojnë duart dhe mezi po të presin në BURG .

    Përgjigju
  • Fredi: 14/04/2018 19:44

    Ore po ka filluar te shkruaj bukur Rovena. Kush nga ju qe e njihni nuk e kuptoni qe eshte stili i saj i te shkruarit? Z. Lu tha xfare kishte per te thene dhe nuk ja vlen fare ti pergjigjet jje cooe fshatari si Llalla dhe besoj qe nuk ka per ta bere. Llalla ka per te dhene llogari nje me nje dhe se,uestrimi i pasurise se paligjshme te ketij hirri qe ka liruar dhe nuk ka ndeshkuar keiminelet duhen sekuestruar te gjitha. Si katundar dhe frikacak qe eshte ka per tu krhyer shume shpejt ne bashkepuntor te drejtesise por nuk do kete me vlere, tashme eshte limon i shtrydhur dhe i hidhur.

    Përgjigju
  • faik: 14/04/2018 19:28

    O LLaLLa HALABAKU je KRIMINEL dhe HAJDUT , dhe mos e krruaj shumë me gjethe Fiku , sepse do tê djegi Suma pastaj ! AMBASSADORI i Nderuar DONALD LU i ka informacionet Super të Sakta dhe tê mbështetura në Fakte dhe Prova të PaKundërshtueshme , dhe provat dhe faktet Zoti LU nuk i ka nga vetja , por nga ata Agjentët e FBIsë , CIA dhe DEA që janë atashuar në Ambasadën AMERIKANE në Shqipëri . Do ta shikosh shumë shpejt sa të mbyllen Hetimet dhe ti të Arrestohesh sesa shumë Fakte dhe Prova , dhe sa Mijëra e Mijëra Faqe është Dosja jote e ZEZË o Mavri me Bojë me emrin LLaLLa = Ujë me Kos !! Po e krruan si shumë Sumën O Surrat i poshtërr prej KRIMINELI , HAJDUTI , TRADHTARI ! O Fundërrinë , O Plehër , O Zagar , O Malukat , O Zhgarravinë , O Bandit , O Zvarranik nga Gramshi pa Shtyllë Kurrizore ! RROFTË USA ! GOD BLESS DONALD LU

    Përgjigju
  • Miri: 14/04/2018 19:20

    Un ket llallen nuk e shof dot me sy po per kete ka te drejt kush esht lujaaaa te fusi hundet kudo

    Përgjigju
  • vjollca arapi: 14/04/2018 19:10

    Qen m*ti mbrojte jurgen kurtin per dy vrase o maskara ne burg e ke vendin ti

    Përgjigju
  • vjollca arapi: 14/04/2018 19:09

    Adriatik llalla vetem per rastin e Jurgen Kurtit qe vrau babane e tij fajin e mori daja e tij duke paguar llallen dhe ne durres une qe jam bashkeshortja e agim arapit i cili u vra nga Jurgen Kurti dhe vjerri i tij paguan dhe nuk beren nje dite burg jane te pafajshem per llallen ollalle ke bo kaq keq qe nje dite ti do ta pagosh o i korroptuar

    Përgjigju
    • Ioi: 15/04/2018 00:33

      Mos u merzisni se ai se din dhimjen e juaj sa e dhimshme esht kur humb njeriun e jetes dhe fajtoret nuk fenomeno mbas koke e kan do I paguaj nte gjitha kto kta shumkemshat do i vi dita me e mira do ishte tivarnin ne mes te qytet it dhe ti digjnin

  • sapa: 14/04/2018 18:52

    Hajdut!Ne burg e ke vendin!Nuk ke te drejte morale te debatosh me LU!

    Përgjigju
  • Tralala zura nje gale: 14/04/2018 18:44

    Llalles po i ngushtohet litari per llogaritecce shumta qe ka per te dhene.

    Përgjigju
  • redi: 14/04/2018 18:41

    Me Zotin Lu mos luaj shume se USA te ka me rreth te kuq . Ishe kunder reformes ne drejtesi dhe degjove ata qe te vune ne ate post dhe tani kur he para drejtesise se re ,qe dalngadale po fiton pamvaresine qe kerkohet , ndryshon qendrim . Shqiptaret e pane mire per 5 vjet se kujt i sherbeve dhe shperdorove detyren duke mbyllur dishet w renda te krimit dhe korrupsionit politik . Prit se do provohet korrupsioni yt me fakte dhe prova te pakundershtueshme . Nese do behej nje sondazh popullor Lu do ishte ne krye te perkrahjes shqiptare dhe ti as nuk do figurohej fare . Mos merr vrull nga ata qe do pergjigjen para drejtesise.

    Përgjigju
    • konjak: 14/04/2018 21:29

      shqiperia i ka hapur te gjitha portat ,ku hyjne e trazojne derri e dosa

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë