TIRANE - Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimet për disa kandidatë të cilët dyshohet se janë me precedentë penalë e që garojnë për zgjedhjet lokale të 21 Qershorit. Deklaratën e dha kryeprokurori Adriatik Llalla por u kujdes të mos bëjë publik asnjë emër për mediat. “Nuk kemi rezultate konkrete, vazhdojnë hetimet”, tha Llalla.
Deklaratën, Prokurori i Përgjithshëm e dha në përgjigje të interesit të medias pas firmosje së një memorandumi bashkëpunimi me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Ndërsa firmosi këtë memorandum me kryetaren e KQZ, Lefterie Luzi, Llalla kërkoi bashkëpunimin e të gjitha institucioneve, mediave, por edhe qytetarëve të thjeshtë që të raportojnë çdo incident gjatë fushatës dhe ditës së zgjedhjeve. Vetëm në këtë mënyrë, -tha Llalla, -mund të garantohen zgjedhje demokratike e të ndershme.
“Zgjedhjet të lira e demokratike janë proces i rëndësishëm për jetën e një vendi prandaj e gjykojmë të rëndësishme që të gjithë institucionet të jenë të angazhuar për të garantuar proces të rregullt. Prokuroria ka krijuar një praktikë pune për monitorimin e fushatave zgjedhore, për më tepër gjatë ditëve të zgjedhjeve. Me qëllim për të evidentuar rastet e incidenteve të mundshme dhe për të vënë para përgjegjësisë individë që synojnë të cenojnë zgjedhjet. Hetim i plotë është tepër i rëndësishëm për funksionimin normal të shtetit dhe funksionimin e demokracisë në vend. Trupa e prokurorëve shqiptarë do të jenë të angazhuar për të hetuar në kohë reale çdo rast të referuar nga KQZ. Njëherazi Prokuroria kërkon nga KQZ, media qytetarët, institucionet, që në çdo rast të konstatimit të veprave penale në lidhje me sistemin zgjedhor t’i raportojnë. Vetëm me bashkëpunim do arrijmë zgjedhje të ndershme” , u shpreh Lllalla.
Marrëveshja e sotme me Prokurorinë e Përgjithshme pason ato të nënshkruara më parë mes KQZ-së dhe insitucioneve të tjera, si Ministrisë së Brendshme, Autoritetit të Mediave Audiovizive, etj
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?
-
Po
77.2%
-
Jo
17.2%
-
Nuk e di
5.6%
Vota total: 250
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet e Himarës, KQZ regjistron 11 parti politike! Celibashi: PD përfaqësohet nga Berisha! PS garon e vetme Tavon, opozita në koalicion për Gjikurinë
23 Korrik, 11:14
-
Zgjedhjet në Himarë/ 23 mijë e 74 qytetarë me të drejtë vote! KQZ miraton numrin e fletëve të votimit
20 Korrik, 13:00
-
Zgjedhjet në Himarë, Kolegji Zgjedhor: KQZ të paraqesë projektvendim të ri për afatet
17 Korrik, 14:55
-
PS padit KQZ në Apel: Të miratojnë menjëherë afatet për zgjedhjet në Himarë
15 Korrik, 09:58
-
Zgjedhjet në Himarë/ Celibashi nuk tërhiqet: Heqja e mandatit të Belerit, e drejtë! Vendimi i komisionit rregullator nuk pengon procesin
11 Korrik, 14:38
-
Opozita merr shumicën e komisionerëve të KZAZ në Himarë
11 Korrik, 14:00
-
Dekriminalizimi/ KQZ nis verifikimin e kryebashkiakut të PS në Malësisë së Madhe! PD e akuzon Tonin Marinaj për trafik droge në Itali
11 Korrik, 12:35
-
‘Zgjedhorja’ ambasadori i OSBE-së apel: Emigrantët të votojnë! PD-PS pranojnë dështimin e Reformës, fajësojnë njëra-tjetrën
9 Korrik, 10:23
-
Mero Baze: Pse PD është shqetësuar nga zgjedhjet e reja të 4 gushtit
5 Korrik, 21:03
-
Fatura e zgjedhjeve të 2025-ës më 'e kripur' se e 2021! Qeveria planifikon 20 mln euro, por KQZ kërkon 66 mln euro: Për teknologjinë, votim elektronik në 8 bashki
5 Korrik, 14:05
-
U dënua për blerje votash, Fredi Belerit i hiqet mandati si kryetar i Himarës! Mbrojtja: Ta shkarkonte Rama! Dule: Vijojmë përballjen ligjore
5 Korrik, 10:02
-
Pas kërkesës së PD për verifikimin e kryebashkiakut të Malësisë së Madhe, Prokuroria e Përgjithshme vihet në lëvizje! Letër KQZ
4 Korrik, 14:30