Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka zhvilluar një takim në Himarë me strukturat drejtuesi të këtij qyteti, ku të pranishëm kanë qenë Prefekti i Qarkut Vlorë, Kryetarin e Bashkisë së këtij qyteti, drejtues të Policisë, Task Forcë etj., në kuadër të mbarëvajtjes së sezonit turistik.
Gjatë fjalës së tij Lleshaj në kuadër të kërkesë-llogarisë ndaj drejtuesve të institucioneve vendore, iu ka bërë disa pyetje drejtuesve himarjot. Në fjalën e tij Lleshaj është ndalur kryesisht tek siguria në plazhe e pushuesve. Më pas Lleshaj ka hedhur akuza ndaj drejtuesve të Himarës duke thënë se kanë lënë persona të pa autorizuar të zaptojnë vendin në Himarë. Kjo sipas ministrit të brendshëm ka ardhur si pasojë e mos kontrolleve në zonë.
Më pas Lleshaj ka deklaruar se në Himarë janë më shumë se 20 subjekte pa leje por deri më tani nuk janë mbyllur dhe kjo është një problem për strukturat vendore në këtë bashki.
Kujtojmë se ky takim i Lleshajt me strukturat vendore të Sarandës vjen pas deklaratave të Ramës për të mos lejuar dhe për të mos toleruar askënd në luftën kundër informalitetit.
" Kam ardhur në krye të inspektimeve te qeverise duke qene se turizmi është një motor i ekonomise. Vlore Himarë e ka kryeministri dhe unë për vëzhgim. Ky sezon cilësohet mjaft I rëndësishëm për ekonominë. Vlorë-Himarë është një zonë që mbulohet nga unë dhe kryeministri. Me atë cfarë dëgjoj nga institucionet dhe raportimet nuk jemi të kënaqur. Kemi patur incidente të renda, ndoshta jo këtu por në zona të tjera. Për sigurinë në plazhe shqetësim mbetet vendosja e kullave te vrojtimit. Ata që administrojnë stacione plazhi nuk ftojnë asgjë. Ata që administrojnë këto plazhe nuk ofrojnë as minimumin e përgjegjshmerisë dhe sigurisë. Ata do të mbajnë pergjegjësi" ka thënë ndër të tjera Lleshaj.
"Keni lënë të zaptohet territori në Himarë, si rjedhojë e mungesës së shtuar të kontrolleve të plazheve, deri me tani nuk keni mbyllur asnjë subjekt, janë më shumë se 20 subjekte pa leje në Himarë të cilat kanë zaptuar tokën dhe deri me tani nuk keni mbyllur asgjë, kjo do të thotë se keni lënë të zabtohen territoret. Raportet qe ne kemi evidentojnë mangësi të mëdha qe lidhen me sigurinë e jetës.Detyra është ti ofrojme publikut shërbim ndihmë dhe siguri. Stacionet e plazhit qe nuk plotësojnë kushtet marrin lekët nga turizmi dhe nuk ju ofrojnë atyre asgjë madje as taksat si japin bashkisë. Të gjitha institucionet qe nuk marrin masa do te marrin ndëshkimet përkatëse. Diçka ta keni te qarë vija bregdetare është pronë e qytetarit shqipëar nuk mund te zbatohet." ka thënë më pas Lleshaj.
Përshëndetje,
kam ardhur në kuadër të inspektimeve që zhvillojmë e gjithë Qeveria, në pjesën e plazheve për arsye se kjo stinë, ky sezon konsiderohet mjaft i rëndësishëm për ekonominë e vendit.
Turizmi është një ndër motorët kryesorë të ekonomisë dhe detyra e përgjegjësia jonë është të ofrojmë ato shërbime që duhen që ky proces të funksionojë normalisht.
Për fatin e mirë, apo të keq, nuk e di, unë kam segmentin Vlorë-Himarë, që e mbulojmë bashkë me Kryeministrin si segment, ndërkohë që të gjithë Ministrat kanë nga një segment të caktuar, por këtë Vlorë-Himarë, sa për informacion, e ka Kryeministri dhe unë si përgjegjësi.
Për ne është mirë, nuk e di se si do të jetë për ju, sepse t’ju them të drejtën, me këto që dëgjoj dhe me informacionet që kam, nuk rezulton që kemi arsye për të qenë të kënaqur me shërbimin e ofruar dhe me punën e bërë.
Menaxhimi i fluksit turistik kërkon që institucionet përkatëse, agjencitë shtetërore dhe ato vendore, të kryejnë dhe të plotësojnë përgjegjësitë që kanë.
Së pari, në drejtim të sigurisë së jetës, sigurisë ushqimore, sigurisë shëndetësore, çështjet që kanë të bëjnë me evazionin fiskal.
Këto që dëgjoj nga ju, edhe raportet që kemi, evidentojnë shqetësime të rëndësishme, shqetësime që lidhen së pari me masat e marra për sigurinë e jetës. Ndoshta këtu s’kemi pasur incidente, por kemi pasur në segmente të tjera të plazheve, incidente edhe të rënda, humbje jete, për arsye të ndryshme, edhe për arsye shëndetësore. Por edhe për arsye shëndetësore është një problem, se dhe një atak që mund të ndodhë në kontaktin e parë me ujin është një problem për të cilin ne nuk mund të ngremë duart e të themi, - po ja, e ka fajin vetë ai që u fut, se s’di!
Detyra është që të mundohemi që qytetarëve, publikut t’i ofrojmë ndihmë, këshillim, mbështetje e kështu me radhë.
Sa i përket sigurisë së jetës, me shqetësim të madh mbetet vendosja e personelit në kullat e vrojtimit në të gjitha plazhet.
Të gjithë këta operatorë që operojnë në stacione plazhi, duhet që të ofrojnë shërbimin e duhur të sigurisë për klientët e tyre. Ata klientë, të cilët paguajnë të gjithë tek këta operatorë plazhi dhe për më tepër kur kemi operatorë plazhi, të cilët thjesht kanë zaptuar një segment plazhi, dhe publikut, shtetit, bashkisë i paguajnë zero lekë.
Pra të gjitha paratë që mbledhin nga pushuesit i fusin në xhep dhe u ofrojnë asgjë. Dhe kjo situatë nuk ka nevojë as të spjegohet, nuk ka asnjë mirëkuptim.
Po ju them të gjithëve, administratorët që kanë përgjegjësi për këtë gjendje, do të mbajnë përgjegjësi të rëndë, dhe ndaj e kam Drejtorin e Policisë me vete, ndërkohë që pasdite në Vlorë do të kem drejtorin përkatës të Departamentit që vjen nga Tirana.
Për t’ju thënë një gjë të qartë, vija bregdetare e Shqipërisë është pronë e popullit shqiptar, e publikut. Ajo nuk mund të zaptohet për interesa private të kurrkujt. Dhe këtu s’ka shpjegim, nuk ka arsyetim. Aq më tepër kur ata që operojnë në vijën bregdetare, nuk ofrojnë as minimumin e përgjegjshmërisë që duhet të ofrojnë.
Të paguajë një student, ta lerë te kulla dhe t’i thotë të paktën t’i bjerë bilbilit ose sinjalizo nëse ka një incident, e dikush ka nevojë për ndihmë! Kaq, një minimum të tillë, ne nuk mund ta tolerojmë. Se nuk jemi në xhungël, jemi në një zonë urbane, ku duhet të ofrojmë shërbime dhe të ofrojmë siguri për qytetarët shqiptarë, për turistët e huaj, të cilët duhet ta ndiejnë që ky vend ka përkujdesje. Nuk të merr vetëm paratë, ai i hotelit, apo i restorantit, apo i plazhit atje, por dhe të japin diçka për ato që të marrin. Aq më tepër kur bëhet fjalë për sigurinë e jetës.
I nderuar Prefekt,
i nderuar Kryetar i bashkisë, zoti Drejtor i Policisë,
nuk duhet të ketë tolerancë as edhe një milimetër. Në qoftë se bashkia i toleron, sa i përket kontratës, po themi, nuk do t’u marrë parà atyre, dakord ne do të bëjmë sivjet sikur nuk e dimë këtë gjë, sivjet. Por sa i përket sigurisë se jetës, këtu nuk mund të bëjmë sikur nuk e dimë, këtu duhet marrë masë urgjente. Kushdo ka një sektor, ka një stacion plazhi, duhet të ketë edhe një staf të caktuar për siguri dhe për shërbim të njerëzve, të cilëve ai u merr parà. Nuk po them pastaj që për ato parà, a taksohet, a lëshon faturë? Por siguria është një element, i cili nuk mund të tolerohet.
Sigurisht që përveç kësaj, mbeten me rëndësi të madhe edhe disa çështje të tjera. Se nëqoftëse ne lodhemi të gjithë që të kemi mbarëvajtje të turizmit, angazhojmë të gjithë administratën, të gjithë shëndetësinë, të gjithë policinë, të gjithë pjesën tjetër dhe, në fund, produkti i turizmit, shkon në xhepa privatë, pa u përkthyer në asnjë lloj takse, në asnjë lloj përfitimi publik, atëherë ç’kuptim ka?
Kush do ta paguajë angazhimin tuaj dhe të strukturave të tjera shtetërore, nëqoftëse ata që operojnë në plazh, në vijën e parë apo dhe në vijën e dytë, nuk japin asnjë parà për buxhetin, për publikun me një fjalë! Sepse, në një farë mase, që të funksionojë ky modeli këtu, duhet të funksionojë Prefekti, Kryetari i bashkisë, Tatimet, Taksat, Shëndetësia, Policia e të tjera me radhë. Këto funksionojnë, të gjitha i shërbejmë këtij (operatorit); po ky kujt i shërben? Vetëm vetes? Kjo nuk mund të lejohet.
Kjo është çështja e dytë që lidhet me financat. Nuk mund të lejojmë evazion masiv, ndërkohë që ne masivisht jemi vënë në shërbim të funksionimit të këtij sistemi. Në qoftë se mijëra nëpunës të shtetit shqiptar janë në funksion të një turizmi që të ecë mirë, që të ketë pastërti, që të ketë shërbim shëndetësor, që të ketë siguri, qetësi, polici e të tjera me radhë, dhe operatorët të punojnë thjesht për vete, ky është absurd që nuk mund të lejohet. Pyetja e madhe është përse ndodhin këto? Janë “çmendur” operatorët apo jemi “çmendur” ne, administratorët?
Ka dy opsione për këtë. Thuhet nga njëra anë që janë “çmendur” operatorë të caktuar, të cilët bëjnë evazion, por ama thuhet dhe tjetra, që janë “çmendur” administratorët, të cilët bëjnë korrupsion.
Administratorë që bëjnë korrupsion, mbyllin sytë dhe nuk bëjnë detyrën. Dhe nuk e bëjnë detyrën, jo se nuk e dinë, jo se nuk kanë instrumentet ligjorë në dorë, por sepse nuk duan ta bëjnë, sepse kanë paguar një çmim të korrupsionit, kanë pranuar një çmim të korrupsionit dhe lejojnë pastaj që operatorë të caktuar të mos paguajnë taksat, ai tjetri t’i shmanget kushteve të cilësisë ushqimore, ai tjetri kushteve të sigurisë së jetës e kështu me radhë.
Prandaj dua t’ju them qartësisht, të nderuar anëtarë të kësaj Task Force dhe të pranishëm të tjerë, duhet të vlerësoni me seriozitetin maksimal dhe me përgjegjësinë më të lartë që ju jep detyra, këtë moment në të cilin ne jemi.
Nuk ekzistoni të gjithë ju për të bërë mbledhje, vetëm mbledhje; ekzistoni për të bërë verifikime në terren dhe për të ndryshuar gjendjen, pa shqetësuar ata që janë miqtë, dmth objekti kryesor që janë pushuesit, të cilët nuk duhet ta ndiejnë praninë e kurrkujt si shqetësim. Por ata që janë për shërbim, shërbëtorët, qoftë administrata qofshin bizneset duhet të jenë 24 orë në këmbë. 24 orë në këmbë duhet të jetë pronari i këtij hoteli, apo tjetri me radhë në mënyrë që sezoni të eci mirë dhe që nga sezoni të ketë përfitim publiku. Të ketë përfitim gjithë shoqëria, jo 3 vetë.
Sepse siç edhe e përsërita vija jonë bregdetare, është pronë publike. Ujërat e Shqipërisë janë pronë publike, dhe në qoftë se këto ujëra përdoren për të përfituar, për të gjeneruar të ardhura, këto të ardhura duhet të shkojnë edhe tek ata që i gjenerojnë, por edhe të publiku.
Duhet të teprojnë dy parà edhe për Pilurin lart që t’i bëhet rruga apo ujësjellësi, e kështu me radhë, pra kjo është ideja! Dhe kjo është përgjegjësia e secilit prej jush.
Në fakt duke e marrë në konsideratë situatën e përsëritur të informalitetit në vijën bregdetare, që prej vitesh vazhdon të jetë një situatë e agravuar informaliteti, ne jemi duke studiuar opsionet e tjera për të thënë që nëse, në përfundim, do të arrijmë në konkluzionin që bashkitë nuk arrijnë dot ta menaxhojnë vijën që iu është lënë në menaxhim; në qoftë se bashkitë na prodhojnë një nivel informaliteti të papranueshëm, siç është - (jo në Himarë, Himara është më mirë se sa bashkitë e tjera) - ne do të kërkojmë zgjidhje të tjera për t’iu thënë bashkive, meqenëse nuk e bëni dot këtë përgjegjësi, atëherë do të ngarkojmë një agjenci tjetër ose një strukturë tjetër shtetërore, e cila ta bëjë këtë me rreptësinë e padiskutueshme të ligjit.
Vija bregdetare e Shqipërisë është aset i qytetarëve shqiptarë dhe duhet të përdoret në interesin e tyre dhe jo të feudalizohet në duar personash, të cilët nuk japin atë për të cilën ekzistojnë dhe duhet të jenë aty.
Kështu që jemi në pikun e sezonit, ju kërkoj impenjim maksimal, në qoftë se nuk doni të ballafaqoheni dhe të befasoheni nga masat, të cilat ligji i parashikon për secilin, që nuk e kryen dot ose nuk do ta kryejë dot këtë përgjegjësi dhe këtë detyrë për të cilën ekzistojnë në këto funksione.
Ndërhyrjet e Qeverisë, të organeve të tjera ligjzbatuese do të jenë të forta për të bërë këtë që po kërkojmë dhe kjo është fare e thjeshtë. Ligjshmëri dhe drejtësi në përdorimin e këtyre aseteve unikale për vendin tonë.
Kështu që në përfundim ju uroj punë të mbarë, ju uroj suksese!
Në radhë të parë i uroj suksese Kryetarit të Bashkisë, mikut tim të vjetër, por edhe juve të gjithëve, duke ju lutur që ta mbani këtë që ju thashë në konsideratë me seriozitetin më të madh. Faleminderit!
O zoti minister na thua pak kush ka zaptuar pronat e himarioteve? Ose te themi ne.. Nga samir mane etc... Ministrat, deputete, pacavurat e shtetit...lere plazhet dhe fillo me zaptuesit vipa
PërgjigjuJu lutem beni nje investigim ne rrugen Sarande Ksamil Do te shihni 4 deri ne 5 postoblloqe vetem per te rjepur pushuesit police te korruptuar pa te marre 10000 lekshin nuk te leshojne te bejn gjithfare presionesh ju lutem dilini per zot turisteve se keta te pafytyre po i persekutojne
PërgjigjuKuptohet Qe sot qe bregdeti do kete dite per dite presion nga institucionet per lek vetem. Ministri e ka dhen ok, per presion, tani tatimet, shendetsia te gjithe shkoni per presion edhe lek, sepse kryeminisyrit i duhen lek lek.
PërgjigjuKeto jane gabime te kryetarit te bashkise.
PërgjigjuNuk ka kontroll se i mbushin xhepat. Shkoni ne gjithe vijen bregdetare te Vlores po gjetet dy roje ua beni hallall. Keto nuk jane gjera qe nuk duken nga syplasurit e pushtetit vendor. Jane ne mes te dites me diell. Tamaqarlleku po e ve poshte kete vend.
Përgjigju