Lleshaj: Qytetarët do votojnë në qendrat ku kanë votuar herën e fundit! S'i kam paraqitur Ramës dorëheqjen! Paketë e re ligjore për adresat e sakta

TIRANË- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka hedhur poshtë akuzat se qeveria po zhvendos votuesit e opozitës nga Qendra e Votimit pa dijeninë e tyre, pak para zgjedhjeve të 25 prillit. Në një dalje për mediat, ministri tha se një gjë e tillë është jo e vërtetë, por mbi të gjitha edhe pamundur që të bëhet. Lleshaj shtoi se lista e zgjedhësve do të publikohet në datën 5 tetor që do e faktoj se akuza të tilla janë krejtësisht të pabaza , teksa vuri theksin se qytetarët do të vazhdojnë të votojnë në qendrat përkatëse ku kanë votuar herën e fundit.

"Nuk ka asnjë lloj ndryshimi të qendrave të votimit për qytetarët. Asnjë! Dhe nuk do të ketë asnjë ndryshim arbitrar të qendrave të votimit. Në bazë të detyrimeve të Kodit Zgjedhor, ekstrakti i parë i listës së zgjedhësve do të publikohet pas disa ditësh, saktësisht më datën 5 tetor 2020, dhe të gjithë do kenë mundësinë tëverifikojnë këtë të vërtetë të thjeshtë", tha Lleshaj. 

Ndër të tjera, ministri bëri me dije se po përgatitet një paketë e re ligjore, që do e kushtëzojnë të gjitha shërbimet publike me pajisjen e një adrese të saktë. Megjithatë, është kujdesur të theksojë sërish se kjo nuk prek qendrën e votimit të qytetarëve për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

"Duhet thënë se, në të njëjtën kohë, po merren masa për diskutimin e një pakete ligjore që do të konsolidojë përfundimisht sistemin e adresave dhe do të pamundësojë lëvizjen kaotike të qytetarëve. Elementi kyç i këtyre ndryshimeve është kushtëzimi i të gjithë shërbimeve publike dhe jo publike me pasjen e një adrese të saktë për qytetar. Çdo qytetar do të ketë adresën e tij të standardizuar sipas ligjit dhe do të marrë shërbimet vetëm në bazë të adresës së regjistruar. Megjithatë dëshiroj të ritheksoj me forcë:Procesi i përditësimit apo saktësimit të adresave NUK prek qendrën e votimit të qytetarëve për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Qytetarët do të vijojnë të votojnë në qendrat e tyre të mëparshme", tha Lleshaj.

Përtej kësaj çështjeje, ministri nuk iu shpëtoi pyetjeve mbi të ardhmen e tij në drejtimin e Ministrisë së Brendshme, për të cilat tha se ka mohuar lajmet se i ka paraqitur kryeministrit Edi Rama dorëheqjen.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:24
I ka paraqitur dorëheqjen kryeministrit Rama? Lleshaj tregon si qëndron e vërteta

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka hedhur poshtë të gjitha zërat se i ka paraqitur dorëheqjen kryeministrit Edi Rama. Ai ka theksuar se një lajm i tillë nuk është aspak i vërtetë.

Pyetje: Zoti ministër, zëra me peshë brenda ministrisë që drejtoni, por edhe nga zëra po ashtu të dala nga ekzekutivi, se ju i keni paraqitur dorëheqjen kryeministrit Edi Rama. Kjo do të thotë në njëfarë mënyre se brenda dikasterit tuaj ka vartës tuaj që nëse ju përgënjeshtroni lajmin e dorëheqjes, provojnë përplasje brenda kësaj ministrie. Cila është e vërteta juaj?

Përgjigje: Burimet e informacionit duhet të jenë të besueshme. Nuk është fare e vërtetë siç e shikoni jam këtu me ju në postin e ministrit të brendshëm. Natyrisht ka kudo persona që për arsye të ndryshme mund të japin deklarata që s'kanë të bëjnë me të vërtetën.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sakte: 29/09/2020 13:41

    Kepi Sander mos e rruaj fare per kta ordinera se kur saje qorti transportonte droge me makinen e tij ty te akuzojne se e bleve per shtetin. Jane te deshperuar she te kane frike. Rri siç ke se nga ty dhjesin gjak tevtere se sje i korruptuar. Bkeru kokes legenave.

    Përgjigju
  • Sadiku: 29/09/2020 13:20

    Akoma me adresat ky! Kane 100 vjet dhe prape me adresat. 100 here e kane inicuar, po aq e kane inaguruar te mbaruar. Tani prape thote adresat. Jo vetem aq po thote do kufizohen sherbimet nese nuk raportohet. Ky eshte toc fare. Njerzit perdorin dy sherbime baze ne cdo banese, ujin dhe dritat. Pra ka nje adrese per to. Nderkaq, te gjithe kane nje adrese ne gjendjen civile. Rani per cfare adrese e ka fjalen ky?

    Përgjigju
    • besi: 30/09/2020 02:25

      meqe jam marre vete me kete problem, qytetaret figurojne te regjistruar prane familjes po jetojne me qira, shtepine e kane ne emer te vjehrrit dhe vete figurojne te pastrehe, shtepia eshte me qira ne emer te pronarit, po ai vete jeton me hallen etj, etj dmth duhet nje qasje per te kanalizuar kete problem dhe sa here qe eshte nisur nje perpjekje per kete, jane hedhur si ujqer politikane te majte e te djathte na preket voten dhe levizjen e lire. Te shpresojme se kete here do ta bejne

  • Loni: 29/09/2020 10:47

    Shpifje shpifje shpifje... Ketu vazhdon akoma dyshohet degjuam krisma po ku Jan gezhojat!? Po vk shkoj kjo histori... Si I mundesi qe si merzit ky komb me perralla e mashtrime nga te gjitha kampet politike!? Se di si zgjohet ky komb edhe rend rraga zhdraga prap per te nesermen!? Vazhdon vuajtja duke pasur ca mbejtje politike qe bejne sikur qeverisin. Per te miren e kombit...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Pritet shkarkimi nga Milani! Stefano Pioli s'humbet kohë, gjen ekipin e ri në Serie A

Pritet shkarkimi nga Milani! Stefano Pioli s'humbet kohë, gjen ekipin e ri në Serie A