Lleshaj rrëfen për Report Tv rrugëtimin për shpëtimin e Alvinit dhe jep lajmin e mirë për fëmijët e tjerë shqiptarë në kampin e ferrit

TIRANE - Prej një jave, ministri i Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj, gjendet në Liban, në një operacion të vështirë të Gjysmë Hënës së Kuqe Siriane dhe Kryqit të Kuq ndëkombëtar në bashkëpunim me autoritetet italiane, libanese, të panjohur më parë për forcat tona policore, që mes emocioneve të mëdha dhe frikës  se jeta e një vogëlushi mund të cenohej, çoi në shpëtimin e Alvin Berishës, 11-vjeçarit shqiptar, që tashmë pas 5 vitesh, është jashtë kampit-burg Al-Hol në Siri. Pas ditëve të tëra ankthi, sot u konfirmua zyrtarisht lajmi i shumëpritur për shumë shqiptarë: Alvini është në zonë të sigurt. Autoritetet shqiptare e lanë atë në ambasadën italiane ne Beirut, dhe shumë shpejt pritet që vogëlushi të jetë pranë babait dhe motrave të tij në Itali.

Në një rrëfim ekskluziv për Report Tv, ministri i Brendshëm Sandër Lelshaj, i cili prej një jave ndodhet në Liban, së bashku me shefin e njësisë Anti-terror dha detajet e operacionit të shpëtimit, ku teksa falenderoi të gjitha autoritetet e përfshira, vuri theksin në faktin që nuk pati rrjedhje informacioni që mund të kishte rrezikuar jetën e Alvinit.

"Mund të them se gjithkush duhet të ndihet i qetë, pasi Alvini shpëtoi", tha ministri në këto fjalë që shumëkush i ka pritur.

Një lajm i gëzuar, i ardhur mes një operacioni mjaft të vështirë shpëtimi...Rol të veçantë veç autoriteteve italiane, e shqiptare që u vunë menjeherë në lëvizje dhe bashkëpunim pas takimit  të kryeministave Edi Rama dhe Giuseppe Conte në Itali, ka luajtur edhe Kryqi i Kuq që ka bërë dorëzimin e Alvinit në zonë të sigurtë.

"Bëhet fjalë për një operacion i rrallë, i vështirë, i panjohur për forcat tona të pamësuara. Ka qenë iniciativa e kryeministrave të Italisë dhe Shqipërisë, që gjatë takimit të tyre morën përsipër që të përfshiheshin së bashku të dy forcat. Një ekip i policisë shqiptare ka një javë që është në Liban. Ka bashkëpunuar ngushtë edhe Kryqi i Kuq, që në bazë të kërkesës së autoriteteve shqiptare kanë negociuar me autoritetet e kampit. Ne sot patëm mundësinë për ta pritur djalin në zonën e ndërmjetme, për të përcjellë lajmin e shumëpritur për shumë shqiptarë. Ka qenë një operacion i vështirë shqiptar, italian, libanez, nga Kryqi i Kuq që kanë koordinuar gjithçka në mënyrë perfekte duke bërë të mundur që djali të transferohet pa asnjë rrezikim të jetës së tij. Një operacion që nuk pati rrjedhje informacioni. Sot u bë e mundur që Alvin Berisha të jetë i lirë pas disa vitesh në ferr të vërtetë. Ajo që mund të konfirmojmë është që djali është dorëzuar nga trupa e policisë shqiptare në ambasadën italiane në Beirut. Pritet që në kohën më të shpejtë të mundshme të udhëtojë drejt Italisë, por nuk është ende koha për të dhënë detaje të tjera", tha ministri Lleshaj, në një lidhje telefonike për Report Tv, nga Libani.

Por me shpëtimin e Alvinit, ka shumë mundësi të buzëqeshin edhe shumë fëmijë të tjerë shqiptarë të cilët në rrethana që ata nuk i kanë zgjedhur, disa prej tyre të rrëmbyer nga prindërit që i janë bashkuar ISIS, ndodhen në kampin ferr, të konsideruar burgun që kanë në pushtetin e tyre kurdët. Nuk premtoi shumë. Por ministri tha se është jo vetëm angazhim i qeverisë shqiptare, por edhe i tiji personal, që të krijojë rrugët e duhura për të nxjerrë fëmijët shqiptarë nga kampi.

"Në kampin për të cilin ne flasim janë rreth 70 mijë shtetas të vendeve të ndryshme, burra gra fëmijë, dhe nuk është një kamp pushimi, por një kamp me status burgu, se kanë pjesëtarë të ISIS, është krejtësisht e vështirë të marrësh dikë prej tyre.  Sa i përket fëmijëve, ata janë jashtë çdo dyshimi për përfshirje në vepra terroriste. Ne do të hapim kanale për të bërë riatdhesimin e tyre. Prej një jave jam në Liban dhe po ndërtojmë rrugë me partnerë që mund të na ndihmojnë për të mundësuar riatdhesimin e fëmijëve jetim shqiptarë. Kam pasur biseda të rëndësishme me autoritetet që më japin besim dhe më inkurajojnë ta vazhdojmë këtë. Situata në terren është mjaft e ngatërruar, për vetë ndryshimet e shpejta që u bënë në aspektin gjeopolitik në atë rajon, është e vështirë të gjenden partnerët e duhur, edhe e vështirë të garantohet siguria e veprimeve", u shpreh ministri i Brendshëm në këtë telefonatë ekskluzive për Report Tv.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rigelta: 07/11/2019 22:40

    Deshiroj te shpreh falenderimin e thelle per punen gjigande dhe te papare te Ministrit, Kryeministrit, Presidentit, Kryqit te Kuq, te Bardhe, Lipe shtogut dhe Belulit qe finalizuan me sukses operacionin e shpetimit te nje femije shqiptar nga autoritetet italiane. Per me teper qe nuk u rrodhi asnjecik informacion ne kete super operacion sekret! Nese vijohet keshtu, 70 femije, 1 jave dieta per ministrin ne Liban, dhe 20 te tjere me te, gjithe fondi i dietave iken per lesh. Se harrova, si ka mundesi qe Berisha nuk e transmetoi live ne fcb gjithe operacionin???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin

Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin