TIRANE - Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj priti sot homologun turk Süleyman Soylu. Kjo vizitë zyrtare e ministrit turk, pason takimin që dy ministrat patën në Ankara disa muaj më parë. Bisedimet u fokusuan mbi mundësitë, për rritjen e bashkëpunimit në funksion të sigurisë publike.
Sipas një njoftimi të zyrës së shtypit të ministrit të brendshëm Lleshaj, ministri turk Soylu e cilësoi Shqipërinë si një vend mik dhe marrëdhëniet historike e rrënjësore si të shkëlqyera, me mundësi për t’i çuar përpara.
"Shqipëria është një nga vendet e rajonit, me të cilën Turqia bashkëpunon më së shumti", - u shpreh Soylu, duke pohuar se ka disa bashkëpunime funksionale që uroi të jenë të vazhdueshme.
Gjatë takimit u trajtuan fushat ku do të ndalet e kërkohet të thellohet bashkëpunimi, mes dy ministrive të Brendshme e Policive përkatëse. Ky bashkëpunim synohet të thellohet mes dy Akademive të Sigurisë, në fushën e luftës kundër krimit ekonomik e financiar, trajnimi i personelit policor, pajisjet për Policinë e Shtetit, si dhe ekspertiza për sistemin e menaxhimit doganor shqiptar.
Ministri Lleshaj veçoi si prioritar bashkëpunimin për luftën kundër krimit ekonomik dhe financiar, trajnimet e efektivëve dhe pajisjet policore.
Dy ministrat e Brendshëm vizituan më pas, Repartin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) në Tiranë, ku pati një prezantim të shkurtër të punës dhe rezultateve të kësaj force, si dhe u panë nga afër ambientet e trajnimit dhe stërvitjes së tyre.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.7%
-
Jo
44.9%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 5109
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
I pandehur për shkelje të barazisë në tenderë, deputeti i PS, Plarent Ndreca 4 orë në SPAK: Flas në momentin e duhur
15 Nëntor 2024, 13:06
-
Ndarja nga jeta e Kadaresë/ Yzeiri: Iku një pjesë europiane e jona! Rudolf Marku: Nuk është problem Nobeli! Shkrimtarët e mëdhenj nuk e kanë këtë çmim
1 Korrik 2024, 21:28
-
Kullat shqiptare dhe UNESCO
9 Dhjetor 2023, 22:23
-
Sandër Lleshaj: Kampet e mos mikpritjes së refugjatëve
8 Nëntor 2023, 17:00
-
Sandër Lleshaj: Me Hamasin apo me Europën?
11 Tetor 2023, 09:00
-
Sandër Lleshaj: Kosova nuk është Krimea
24 Shtator 2023, 20:35
-
Operacioni ‘Tempulli’, ish-ministri i Brendshëm në 'Kontrast': Si t’i presësh thonjtë krimit, të arrestuarit zëvendësohen brenda ditës
18 Shtator 2023, 19:14
-
DOSJA/ Kazinoja në Tiranë, edhe emri i Rebani Jaupit te 'Metamorfoza'! Oltian Bistri ‘i raportonte’ Pëllumb Gjokës: Se di pse ka frikë Rebo, ai lekët do marri! Na qenka ankuar edhe Lleshaj
4 Gusht 2023, 19:20
-
‘Mallkimi’ i Ministrisë së Brendshme, Balla drejtuesi i 6 në 10 vite qeveri ‘Rama’! Bledi Çuçi, i vetmi i shkarkuar! Dorëheqjet e Tahirit, Xhafajt dhe Lleshaj dhe Demiraj i PD në mes
10 Korrik 2023, 10:59
-
Pendesa e fisme gjermane dhe krenaria e përzishme serbe
22 Qershor 2023, 11:42
-
Sandër Lleshaj: Gjeni një numër telefoni Albin Kurtit
31 Maj 2023, 16:53
-
Sulmi terrorist në Stamboll, Turqia refuzon ngushëllimin e SHBA-së: Nuk e pranojmë
14 Nëntor 2022, 11:38