Ministri i Brendëshëm Sandër Lleshaj, në fjalën e tij në Kuvend, ka deklaruar se krimi në Shqipëri ka një ulje galopante nga viti në vit, duke theksuar se një gjë e tillë do të ndodh për aq kohë sa PS-ja do të drejtojë vendin. Në përgjigje të deputetit të opozitës së re, Halit Valteri i cili thirri interpelancën, Lleshaj tha se krimi në Shqipëri është poshtë nivelit mesatar Europian.
"Ka ulje galopante të krimit, bëni shqiptarin ose merrni shtetësi tjetër. Për këdo që di shkrim dhe këndim t'i referohet shifrave zyrtare të cilat thonë se kanë rënë vrasjet në Shqipëri nga 2012 deri sot. 126 në vitin 2012, kur drejtohej nga PD-ja. Ndërsa në vitin 2019, ky numër ka qenë 57 dhe sot ky numër është 21, pra një tendencë të dukshme të ulët me një vit më parë. konkluzioni i juaj për rritje galopante të krimit është shtrëmbërim i realitetit. Problemi i juaj është ku i keni referencat, ose flisni me gojën e shifrave të institucioneve shqiptare ose me mendjen dhe gojën e tjetër kujt, mesa shoh ju keni vendosur të flisni me gojën dhe mendjen e tjetër kujt. I bie që nëse kemi do ditë vrasje, do të kemi 365 vrasje pra shkojmë në kuotat e qeverisje suaj, por jemi në vitin 2020 poshtë mesatares europiane. Po ju ftoj që të zgjidhni me përgjegjësi të lartë referencat tuaja. Do ketë ulje të kriminalitet për aq kohë sa do e qeverisim ne. OFL ka marrë një përpjekje të gjerë, 43 vendime gjykatë për konfiskim dhe sekuetrim që inkurajon thellimin e punës që provojnë drejtësinë dhe angazhimin serioz. Kemi 72% më shumë hetime proaktive kundër kultivimit të kanabisit. Ftoj zyrtarët në vend për angazhim të pandërprerë dhe kujdes të shtuar se cedimi sado i vogël do të shoqërohet me pasoja të rënda penale jo vetëm për ato të përfshirë drejtpërdrejtë në krim, por edhe për zyrtarët që kanë detyrim kontrollin e territorit. Edhe këtë vit sasitë e kapura në vendet fqinje me origjinë nga Shqipëria janë në rënie krahasuar edhe më një vit më parë, në Puglia janë kapur 1769 kg lëndë narkotike nga Shqipëria. Mund të duket shumë, por ka pasur kohë kur kemi çuar tonelata të tëra, kur keni krijuar tonelata të tëra, kur jeni bërë markë e turpshme me Lazaratin e turpshëm. Kemi mbërritur në minimume historike", tha Lleshaj.
Lajmi kryesor:
Valteri nxjerr video nga atentati ndaj Ndojës, por nuk e tregon! Lleshaj: S'e ke hallin te krimi në përgjithësi! Rama: Çoje në prokurori! Po luftojmë bandat, prandaj sulmohemi
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
64.3%
-
Të gabuar
24%
-
Nuk kam mendim
11.7%
Vota total: 3923
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Detaji në ‘Repolitix’/ Ish-deputeti Valteri: Belind Këlliçi pagoi për foton me Trump, ka prova dhe faturë! Do ketë tjetër kallëzim në vijim
7 Janar, 22:12
-
Debati në ‘Repolitix’, Valteri: Ilir Meta një palaço, më i korruptuari dhe i përfshirë në vrasje! Petraj: Rrezikon edhe Partia e Lirisë, mosdeklarim i parave për lobimin
7 Janar, 21:47
-
Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen
26 Dhjetor 2024, 23:06
-
‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK
26 Dhjetor 2024, 21:40
-
SHBA edhe një herë 'Jo' Berishës/ Valteri: I vdekur, i pakallur! Tafani: Mesazhi i qartë, 'Mos shkoni tek PD-ja'! Kulluri: Amerikanët kanë problem këtu korrupsionin dhe krimin
17 Dhjetor 2024, 21:41
-
I pandehur për shkelje të barazisë në tenderë, deputeti i PS, Plarent Ndreca 4 orë në SPAK: Flas në momentin e duhur
15 Nëntor 2024, 13:06
-
‘Non grata’ e Berishës nga SHBA, Halit Valteri në Report Tv: Ka filluar në administratën e Trump! Meta i vdekur politikisht! Toska: Po akuzohet si hajdut pa fakte
13 Nëntor 2024, 18:30
-
SPAK për arrestimin e Metës: Ndikoi si ministër për lidhjen e kontratës CEZ-DIA, mori para nga Kastriot Ismailaj! S’deklaroi 463 mijë dollarë $ nga lobimi në SHBA/ DOKUMENTI
21 Tetor 2024, 18:30
-
12 emigrantët e parë në Gjadër/ Indrit Sefa: Meloni kërkon të demotivojë migrimin e paligjshëm! Idajet Beqiri: Shqipëria po i kthen borxhin Italisë
16 Tetor 2024, 22:26
-
Caktohet gjyqtarja në GJKKO për Berishën, Çaça: Ka marrë vendime të guximshme! Beqiri zbulon: 333 fashikujt e sjellë nga SPAK, janë 120 mijë faqe
16 Tetor 2024, 21:34
-
Tiranë/ Kthyen magazinën në shtëpi bari, ndërtuan tunel për tu ngjitur në katin e dytë mbi 'Kadastër' 7 në pranga, 1 në kërkim! Tre prej të arrestuarve punonjës të OSHEE-së (EMRAT)
11 Tetor 2024, 08:24
-
Karrige të djegura në parlament/ Valteri: Nuk bëhet për Salianjin! Ervinit ja futi Gazi me Alibeajn! Lapardhaja: Opozita është vetëdjegur
30 Shtator 2024, 17:57