Llogaritë për Botërorin/ Shtegu 'utopik' i Shqipërisë, kap 'play-off' nëse mund Anglinë e Andorrën por gjithçka varet nga Polonia

Moment nga ndeshja Shqipëri-Poloni

Humbja e Shqipërisë ndaj Polonisë ka përmbysur situatën në grupin I kualifikues të Botërorit “Katar 2022”. Polakët siguruan fitoren e dytë në grup ndaj Shqipërisë dhe morrin vendin e dytë në kuotën e 17 pikëve dy pikë më shumë se Shqipëria. Kombëtarja mban vendin e tretë me 15 pikë dhe matematikisht është në garë për t’u kualifikuar në Botëror. Por në lojë Shqipërinë e mban vetëm matematika pasi praktikisht duket e pamundur që të shkojë në Katar.

Kjo pasi tashmë fati nuk është më në dorën tonë dhe janë polakët apo edhe anglezët ata që e kanë fatin në dorën e tyre për të siguruar dy vendet e para. Në dy ndeshjet e fundit në grup Shqipëria luan në Londër ndaj Anglisë dhe pret Andorrën. Ndërsa Polonia në letër ka dy sfida më të lehta nga të cilat llogarit 6 pikë. Polonia në nëntor luan ndaj Andorrës dhe pret Hungarinë dhe nëse i fiton të dyja sfidat siguron ajo një nga dy vendet e para.

Shqipëria luan me Anglinë në transfertë një rival që përveçse shumë i fortë pas barazimit të mbrëmshëm me Hungarinë i duhet patjetër fitorja për të mbajtur vendin e parë. Nëse llogarisim fitore në sfidën e fundit në grup ndaj Andorrës mbajmë vendin e tretë në grup dhe lëmë pas Hungarinë që nuk është pak. Thënë këto arritja e vendit të dytë në grup për Shqipërinë duket tashmë një utopi dhe në lojë e mban vetëm matematika pasi çdo gjë tashmë është në dorën e polakëve. Por ka edhe një mundësi të vetme se si Shqipëria të arrijë vendin e dytë. Nëse Shqipëria i fiton të dyja ndeshjet e mbetura ndaj Anglisë dhe Andorrës dhe Polonia të humbasë njërën nga dy ndeshjet që ka në nëntor kundër Andorrës në transfertë dhe Hungarisë në shtëpi. Me këtë llogari Shqipëria do të shkonte në 21 pikë dhe polakët do të frenoheshin në 20. Por të mundësh Andorrën është detyrim ndërsa të fitosh në “Wembley” ndaj Anglisë duket një mision i pamundur.

K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mund ta bëjë SPAK vettingun e politikanëve?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Frrok Çupi: Amerika pikas bombën rreth Foltores