Llogaritja/ Protesta e Sali Berishës dhe Ilir Metës, ja sa ishte numri i vërtetë i protestuesve në Bulevard

Llogaritja/ Protesta e Sali Berishës dhe Ilir Metës, ja sa ishte numri i vërtetë i protestuesve në Bulevard

Pjesëmarrja në protestë

Protesta e thirrur nga Sali Berisha dhe Ilir Meta pasditen e sotme është katandisur me një pjesëmarrje të vogël. Pavarësisht thirrjeve prej disa ditësh, qytetarët kanë refuzuar të dalin në protestën e thirrur nga opozita.

Sikurse mund të shihni edhe nga pamjet e marra nga droni, pjesëmarrja përgjatë bulevardit është tepër e ulët. Nga një llogaritje e thjeshtë, bazuar në pamjet e marra e dronit, rezulton se në protestën e opozitës nuk janë më shumë se 9100 persona.

Në pjesën qendrore dhe pranë podiumit, ku densiteti është më i madh, në një sipërfaqe prej 3690m2, nëse do të llogarisim se janë 2 njerëz për m2, rezulton që janë vendosur 7300 veta.

Por, densiteti sikurse shihni nga pamjet ulet edhe më shumë sa më larg podiumit, ku duken pjesë të bulevardit bosh. Në këtë sipërfaqe rreth 3520m2, ku një protestues është vendosur në çdo 3 m2, rezulton se nuk janë më shumë se 1200 protestues.

 Ndërsa, tek pjesa e urës së Lanës në bulevard, një person është në 7 m2. Pra, në 4190 m2, nuk janë vendosur më shumë se 600 protestues./TemA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BIBILUSHI BULES REXHEP LEKA [ KEPI ]: 12/11/2022 21:17

    Qeni bastard Sali bajga ka të drejt që proteston. Sepse ai e vrau ktë popull e vodhi ktë popull e shpërndau ktë popull në të gjith Botën. E kti jashqitje të kombit Shqiptar si ka ndodhur asgjë përkundrazi familja e tij me lekët e vjedhura po shëtit Botën. Prandaj o kodosh popull mbajeni ktë qelbësir se e meritoni. Se po të ishit popull tamam do e kishit tërhequr zvar ktë zvaranik qenin bastard salmut.

    Përgjigju
  • Eri: 12/11/2022 20:26

    Perse o IM spiuni nuk solle Monen me 3 kalamajte per te shtuar pak numrin e protestuesve apo ishin ne proteste ne angli. Mona besoj se ka shku per pak butoks se i ishin shfry buzet dje ne emision ne tv.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së