Lobimi 150.000 $ i PD te Trump,
kompania skoceze "fantazmë"

Lobimi 150.000 $ i PD te Trump,<br />kompania skoceze
">
Gazeta skoceze The Herald shkruan sot lidhur me kompaninë e këtij vendi që pagoi një shumë të konsiderueshme parash, për lobimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë te Shtëpia e Bardhë e presidentit amerikan Donald Trump.

The Herald e quan kompaninë në fjalë si kompani “fantazmë” me pronarë sekretë, e cila tani rrezikon të paguajë gjoba të majme, pasi ka shkelur ligjet skoceze kundër pastrimit të parave.

Shkruan "The Herald"
"Një kompani fantazëm skoceze me pronarë sekretë pagoi një lobit në Uashington për të ndihmuar partitë e djathta të Ballkanit për të pakur akses te Shtëpia e Bardhë e Donald Trumpit.

Shadowy Biniatta Trade ka shkaktuar një skandal transoqeanik pasi ajo doli papritmas se ishte financuesja e një fushate për të promovuar partinë e djathtë opozitare shqiptare në Amerikë. Firma skoceze pretendon se e ushtron veprimtarinë në adresën e saj prestigjioze në një zyrë virtuale në pjesnë e re të qytetit të Edinburgut.

gazeta skoceze

(Artikulli i gazetës skoceze për firmën fantazmë skoceze, që ka kryer pagesën për lobimin e PD-së shqiptare te Shtepia e Bardhë e Donald Trump)

Megjithatë, The Herald ka zbuluar se ajo nu ka zbatuar ligjet kundër pastrimit të parave në bazë të të cilëva brenda gushtit të vitit të kaluar duhet të bënte të ditur se kush janë pronarët e saj, ndryshe do të paguante një gjobë ditore prej 500 sterlinash.

Biniatta pagoi vitin e kaluar 150,000 dollarë ndaj njërit prej këshilltarëve kryesorë të kandidatit amerikan për president Ted Cruz, në mënyrë që të lobonte për Partinë Demokratike të Shqipërisë.  

Prokurorët në Shqipëri po e hetojnë këtë pagesë, që u nxorr fillimisht nga Rrjeti i Raportimit Investigativ të Ballkanit (BIRN), sepse Partia Demokratike nuk e ka deklaruar atë.  

Lobisti i quajtur Nick Muzin, në nëntor deklaroi se pagesa e marrë kishte si qëllim “promovimin e lidhjeve politike dhe atyre të biznesit midis Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe liderve politikë në SHBA”.

Deklarata e tij, e regjistruar në Departamentin e Drejtësisë, vjen pasi lobistët amerikanë u detyruan të regjistrojnë klientët e tyre të huaj pas nisjes së hetimeve ndaj Paul Manafort, shefi i fushatës së Trump, një ish lobist i ish-Presidentit të Ukrainës, Viktor Yanukovych, njëherazi një aleat i ngushtë i Vladimir Putinit.

Zoti Muzin ka punuar si shef stafi për dy senatorë republikanë dhe shfaqet në uebsajtin e tij personal foto me disa lidera të lartë të kësaj partie, përfshi edhe Presidentin Trump.

Lideri i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, fillimisht i konsideroi raportimet për këtë skandal si një “tymnajë e mbushur me gënjeshtra”. Megjithatë, pak kohë më pas, partia e tij konfirmoi vërtetësinë e deklarimit të “Biniatta”-s për Departamentin e Shtetit, si dhe për dy kontrata të tjera lobimi. Megjithatë, Basha pretendon në Parlament se partia e tij nuk ka asgjë për të fshehur.

Ky nuk është skandali i vetëm në të cilin është përfshirë “Biniatta”. E regjistruar në “St Vincent Street”, ajo është pjesë e një agjensie e cila përfshin edhe një numër kompanish të tjera të vendosura nën hetim për transferta të dyshimta parash.

Sipas ligjit, ajo duhet të deklaronte pronarët e saj deri më gusht 2017, por në regjistrin e koorporatave të Britanisë së Madhe nuk ka ende asnjë regjistrim për emrat e pronarëve të saj.

Uebsajti i kompanisë, i shkruar me një anglishte të mbushur me gabime, thotë se “Biniatta” ka edhe një numër klientësh të tjerë të rëndësishëm, përfshi “Harrods”.

I njëjti uebstajt e pasqyron kompaninë si një “lider botëror” në furnizimin e produkteve bujqësore dhe tekstileve, përfshirë edhe gëzofin artificial. “The Herald”, në mënyrë të përsëritur u përpoq të vendosej në kontakt me zyrat e saj në Edinburg, por linja rezulton përherë e zënë. Të dhënat e pasqyruara në faqen e saj nuk janë të regjistruara askund, ndaj është e pamundur të verifikohet vërtetësia e tyre.

Deputeti i Partisë së Gjelbërt, Andy Wightman, prej kohësh ka bërë thirrje për mbylljen e kompanive fantazëm të regjistruara në Skoci.

Ai thotë: “Me një kompani të tillë të përfshirë në një numër veprimtarish kriminale, përfshirë edhe lobime politike të nivelit të lartë, ka ardhur koha që të konsiderojmë vendosjen e sanksioneve të rënda penale për të gjithë ata që ngrenë biznese të tilla, të cilat shërbejnë si ndërmjetës për realizimin e këtyre krimeve”.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki