Lobimi 'rus' i Bashës/Gazetarja e
'M.J':Para' nga Rama? Absurde!
Gazetarja: 10 mln lexues

Lobimi 'rus' i Bashës/Gazetarja e<br />'M.J':Para' nga Rama? Absurde!<br />Gazetarja: 10 mln lexues<br /><br>
Një kërkese të Shqiptarja.com lidhur me reagimin e sotëm të Partisë Demokratike që pretendonte se investigimi i Mother Jones që ngrinte dyshime të forta për lidhjen e Lulzim Bashës me njërëz të afërt të Vladimir Putinit, për sa i takon lobimit të liderit të opozitës në SHBA, ishte bërë me para të paguara nga Edi Rama nga një gazetë e dorës së dytë, i është përgjigjur një prej gazetareve që ka kryer investigimin në fjalë.

Hannah Levintova, njëra nga bashkëautoret e investigimit e ka quajtur absurd pretendimin e Partisë Demokratike.

Lidhur me akuzat e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Levintova thotë se:

“Artikulli është kryesisht i bazuar në dokumentat e plotësuara për Mbretërinë e Bashkuar dhe të formularëve zyrtarë të lobeve në Shtetet e Bahskuara për Departamentin e Drejtësisë dhe Kongresin. Këto dokument janë publikuar në shkrim.

Akuzat se Mother Jones ka marrë para nga Edi Rama për ta publikuar këtë artikull janë absurde. Ne nuk pranojmë kurrë pagesa për një investigim, në çfarëdolloj forme qofshin ato dhe sigurisht që nuk e kemi bërë edhe në këtë rast.

Gjithashtu: Mother Jones është një uebsjat investigativ që ka fituar çmime për investigimet e tij dhe ka një sajt me 10 milionë lexues çdo muaj. Vitin e kaluar, ne fituam Çmimin Revista e Vitit dhe Çmimin Revista Kombëtare për raportimin më të mirë, nga Shoqata Amerikane e Botuesëve të Revistave në Shtetet e Bashkuara".

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar