Lobimi 525 mijë $ nga PD në
SHBA, fondet nga një shoqatë

Lobimi 525 mijë $ nga PD në<br />SHBA, fondet nga një shoqatë<br /><br>
TIRANE - Prokuroria e Tiranës vendos të dërgojë letër porosi drejt Amerikës për të hetuar pagesat e kontratës së lobimit ndërmjet Partisë Demokratike dhe kompanive "Stonington Strategies", "Biniatta Trade LP" dhe "Muzin Capitol Partners". Sipas burimeve pranë prokurorisë së tiranës ky vendim është marrë pasi verifikimet e dokumenteve në shqipëri kanë nxjerrë në dritë se në territorin shqiptarë nuk ka elemnt të veprës penale nga transaksionet që PD ka bërë drejt kompanive të huaja.

Rezulton se PD ka patur një kontratë lobimi me këto dy firma njëra prej të cilëve e regjistrua rnë amerikë dhe njëra në ishujt offshore në Skoci. Burimet sqaruan për Report Tv se rezulton që pagesat PD i ka bërë nëpërmjet thesarit të shtetit dhe llogarisë së saj bankare pranë një banke të nivelit të dytë dhe këto pagesa në shumën e 100 mijë dollarëve janë kryer konform rregullave. Por dyshimet e hetuesve janë për shumën 525 mijë dollarë të paguara në amerikë për të cilat nuk ka asnjë pasqyrim në institucionet shqiptare.

 

kontratat e pd

 

 

kontratat e pd
(Kontratat e lobimit të PD në SHBA)

Me këto para hetuesit dyshojnë se është paguar lobimi për një takim me kreut të opzoitës Lulzim Basha dhe presidentit të amerikës Donald Trump takim i finalizuar me një foto vetëm 2 javë para zgjedhjeve të 25 qershorit 2017. Për këtë shumë të konsiderueshme parash prokuroria shqiptare ska asnjë të dhënë bër burimin e tyre por jo zyrtarisht mësohet se ato janë mbledhur nga një shoqatë në amerikë dhe janë paguar për llogari të PD-s për kompaninë lobuese.

Pas zbulimit të kësja pagesë në media eksponentë të partisë socialiste kërkuan që të hetohet për të nxjerr në pah se si u paguan këto parë në vlerën e 625 mijë dollarëve dhe cili ishte burimi i tyre. Nga ana e tij kreu i PD-s zoti Basha në reagimin e tij u shpreh se Opozita skishte fshehur asgje dhe cdo pages dhe lobim ishte kryer kundrejt të gjitha ligjeve shqiptare dhe ato amerikane. Hetimet për këtë rast u nisën kryesisht nga prokuroria e tiranës pas publikimeve në media, ndërsa këto hetime konsiderohen tashmë të hapura deri në mbërritjen e përgjigjes së letër porosisë nga shtetet e bashkuara të amerikës.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)