Bollino: Lobimi i PD, pse Gjykata dhe Prokuroria pengojnë të flasë dëshmitari kyç (i penduari) amerikan

TIRANË - Gjykata e Tiranës, me një vendim të papritur, vendosi të mbyllë dy vjet hetime të Prokurorisë së Tiranës mbi të ashtuquajturën “dosje të lobimit rus të PD” pasi, sipas gjyqtarit Lazër Sallaku, nuk u provuan akuzat kundër Lulzim Bashës, ish-sekretarit të përgjithshëm Arben Ristani dhe financierit të partisë Ilir Dervishi. Historia ka të bëjë me një shumë prej 650.000 dollarësh, të paguara në 2017 lobistit amerikan Nikolas Muzin për llogari të Partisë Demokratike, por këtë shumë PD nuk ka deklaruar asnjëherë se e zotëronte. 500.000 dollarët e parë janë derdhur drejtpërsëdrejti nga PD dhe 150.000 të tjerët nga shoqëria Biniatta Trade, një kompani me seli në Skoci e lidhur me disa afaristë rusë.

Në nëntor Prokuroria tërhoqi akuzën për pastrim parash ndaj lidershipit të PD, duke kërkuar që ata të gjykoheshin vetëm për falsifikim dokumentesh, pse nuk i kishin deklaruar KQZ-së që ishin në zotërim të asaj shume. Është e njëjta akuzë për falsifikim, për të cilën PD kërkon gjykimin e Agim Kajmakut, Valdrin Pjetrit dhe kryebashkiakëve të tjerë të PS, që nuk kanë deklaruar në KQZ dënime të vjetra jashtë shtetit, lidhur me vepra, për të cilat ata tashmë i kanë mbyllur hesapet me drejtësinë. Por, nëse për Agim Kajmakun (për shembull) është kërkuar urdhër arresti, Lulzim Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi jo vetëm që nuk u arrestuan, por Gjykata madje e arkivoi dosjen.    

Por pas skandalit të gjyqtarit Lazër Sallaku, i cili nuk i gjykon të mjaftueshme si prova as dokumentet zyrtare të Departamentit amerikan të Drejtësisë, të cilat faktojnë disbursimin e atyre 650.000 dollarëve në emër të Partisë Demokratike dhe të padeklaruar në Shqipëri (gjë që, minimumi, duhej të prodhonte akuza shtesë për evazion tatimor), fshihet një tjetër skandal, edhe më flagrant. Në vendimin e nëntorit të vitit të kaluar, Prokuroria e Tiranës, në fakt, shpjegon arsyen pse vendosi të arkivojë akuzën për pastrim parash, duke zbuluar ekzistencën e një dëshmitari të penduar, i cili, që nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishte i gatshëm të hidhte dritë mbi misterin e atyre fondeve të paguara nga PD.

Ja çfarë shkruante 9 nëntorin e kaluar në Shqiptarja.com Elton Qyno, gazetari i redaksisë sonë investigative:

“Nga korrespondenca e bërë me autoritetet e ndjekjes penale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Prokuroria Tiranë, rezulton se lobisti amerikani Nikolas Muzin ka vendosur që të flasë për këtë çështje penale (lobimin e kryer), por ai do garanci për imunitet penal. Pra, ai do të dëshmojë si një i penduar. Autoritetet amerikane i kanë dhënë garanci se nuk do të ndiqet penalisht në Amerikë në rast se jep deklarime për të zbardhur ngjarjen. Prokurori federal amerikan ka komunikuar me Prokurorinë e Tiranës, ku përcolli kërkesën e Nikolas Muzin për të mos pasur përgjegjësi penale në territorin e Republikës së Shqipërisë në këmbim të dhënies së dëshmisë së tij me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes. Në këto kushte, organet e ndjekjes penale të Republikës së Shqipërisë janë të interesuara për zbardhjen e plotë të ngjarjes, duke mos u bërë pengesë për deklarimin e shtetasit amerikan Nikolas Muzin. Por vetëm duke “pushuar akuza për pastrim të produkteve të veprës penale mund t`i jepet garanci shtetasit Nikolas Muzin nga Prokuroria Tiranë që mund të flasë lirisht në lidhje me çështjen objekt hetimi, pasi nuk ka përgjegjësi penale sipas ligjeve të shtetit shqiptar” - thuhet në vendimin për dërgimin në gjyq të Lulzim Bashës, Arben Ristanit dhe Ilir Dervishit. Prokuroria vijon: ”...për falsifikimin e formularëve, nuk mbahet përgjegjësi penale nga shtetasi amerikan Nikolas Muzin, pasi kjo hyn në veprat penale që shtetasit e huaj nuk mbajnë përgjegjësi...”. Duke hequr akuzën për pastrim parash, Prokuroria po hap rrugën për të dëgjuar dëshminë e Nikolas Muzinit, i cili mund të shpjegojë shumë gjëra rreth këtij skandali”.

Në realitet, skandali i vërtetë sot është ai, që Prokuroria nuk e ka marrë në pyetje asnjëherë Nikolas Muzinin, megjithëse ai ishte një dëshmitar themelor për të sqaruar përgjegjësitë e mundshme të të pandehurve dhe Gjykata e mbylli çështjen para se Muzin të fliste. Domethënë, ai që mori 650.000 dollarët e paguara nga Partia Demokratike, për të cilat u hetua dy vjet, është i gatshëm të pohojë gjithçka dhe të sqarojë misterin e atyre parave, por prokurorët e gjyqtarët shqiptarë, të cilët duhet të hetojnë e të bëjnë drejtësi, vendosin të mos ta dëgjojnë.

Dhe Nikolas Muzin duhet të ketë shumë mistere për të sqaruar, edhe përtej 650.000 dollarëve për të cilat flitet. Për shembull, mund të shpjegojë se kush i pagoi 103.109 dollarë të tjerë që u derdhën nga 31 marsi në 4 gusht 2017 gjithnjë nga ana e Partisë Demokratike si “shpenzime”, shumë kjo që u shtohet 650.000 dollarëve. Mund ta shpjegojë pasi në 20 mars 2017, vetëm 2 dite para se Lulzim Basha nënshkruante kontratën e lobimit me Nikolas Muzin, Biniatta Trade firmos, gjithnjë me Muzin, një kontratë të dytë me vlerë 950.000 dollarë për një lobim pro-shqiptar. Duke lexuar dokumentet e publikuara nga Departamenti amerikan i Thesarit, lind dyshimi se skandali financiar duhet të ketë një përmasë edhe më të madhe se ajo që ka dalë deri tani. Muzin ishte i gatshëm të sqaronte gjithçka, edhe për të rrëzuar dyshimet që rëndojnë mbi liderin e opozitës, por drejtësia shqiptare nuk duket e interesuar për të zbuluar të vërtetën. Përse?  

Pas kësaj historie, do të jetë më e vështirë për opozitën, e cila ka hequr dorë nga çdo funksion publik, të përdorë kalin e betejës të “drejtësisë së kapur nga qeveria”, pasi, në fakt, nga sot e tutje edhe ky argument është djegur. Do të kishte qenë në interes të Lulzim Bashës të lejonte ta gjykonin, për t’i sqaruar para të gjithëve elektoratit të tij, transparencën e përdorur në administrimin e fondeve të partisë, argument për të cilin janë rrëzuar në Evropë shumë udhëheqës politikë. Por tani që procesi u mbyll në këtë mënyrë, dyshimi mbi të do të mbetet përgjithmonë. Dhe imazhi i një lideri të pastër, që premton një politikë që respekton ligjet dhe lufton për pavarësinë e drejtësisë, është përfundimisht i kompromentuar.       

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Papi: 15/01/2020 11:25

    Nuk e hetojne me urdher te rames sepse qellimi ishte qe basha te nenshtrohej politikisht jo te denohej dhe kjo ndodhi me levizjet e fundit por kjo le shije te keqe sepse tregon qe "kck" i kontrollon rama duke vendosur hapjen apo mbylljen e nje akuze nqs rama donte qe basha te denohej dhe jo te shpetonte me raport mjeksor si ne te kaluaren do conte bracen ne gjyq si ne rastin pula

    Përgjigju
  • Alb: 14/01/2020 18:59

    Sepse kck ka vendosur te kap para dge te godas kriminelet e rrezikshem xhepistat e autobuzave dhe cdo fatkeq tjt qe i ka rene per pjes te jetoj ne kete vend.

    Përgjigju
  • Haha: 14/01/2020 18:53

    Basha i korruptuar Bolino? Ai eshte i pergerur (dhjere-popullore)

    Përgjigju
  • beni: 14/01/2020 16:51

    Ky vend nuk behet me..................

    Përgjigju
  • Arbëri: 14/01/2020 16:13

    Sepse Luli dhe edi e kan këtë marrveshje, për ta ndihmuar njeri tjetrin! Kjo është reforma ”drejtësi” katastrof

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja