Lobimi ‘rus’, PS: Lulzim Basha do të
përgjigjet para ligjit këtu dhe SHBA

Lobimi ‘rus’, PS: Lulzim Basha do të<br />përgjigjet para ligjit këtu dhe SHBA<br>
Deputeti i PS, njëherësh kryetar i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja i kërkoi Lulzim Bashës që të dalë dhe të japë shpjegime për lobimin rus në SHBA për të siguruar takime në Uashington. Manja thotë se Basha do të japë llogari para drejtësisë shqiptare, por edhe asaj amerikane.

“Kjo histori nuk mund të kalojë me ndonjë deklaratë të PD, pasi ne kërkojmë shpjegime publike nga Lulzim Basha. Kërkojmë shpjegime jo në emrin tonë, por të cdo shqiptari. Dje në mënyrë të paciptë, PD hidhte baltë ndaj Spiropalit, madje në ditën e 8 marsit.

Ne nuk i ndahemi kësaj historie pa marrë përgjigje. Lulzim mos u fshih, por duku, dil e jep përgjigje. Nesër për këtë histori do të përgjigjet para ligjit, këtu dhe rrezik edhe në Amerikë. Dje Basha gënjeu publikisht se nuk ka lidhje me kompanitë.

Në prag të fushatës, PD e drejtuar nga Basha lidhi dy kontrata në SHBA për të siguruar takime të nivelit të lartë në DASH, rreth një milionë dollarë për një foto me Presidentin Trump. Pagesat u bënë përmes dy kontratave të lidhura në fund të marsit me 675 mijë dollarë” deklaroi ai.

Një hetim me FBI dhe autoritetet britanike për Manjën është urgjent. ‘Basha duhet të japë përgjigje shteruese, ose gënjen kompania lobuese ose gënjen Basha. Ai duhet të mbajë jo vetëm përgjegjësi politike, por edhe penale, që t’i heqë damkën Shqipërisë për këtë turp kombëtar” tha ai.

Në fund, teksa vlerësoi gazetën amerikane që publikoi artikullin investigues, Manja ngriti disa pyetje për Bashën. “A kishte kontrata të tjera? Kush janë njerëzit që kontraktuan? A ishte vetë Basha që negocioi? A mos ka ndonjë dorë të fshehtë edhe në Filadelfia? Çfarë u premtoi Basha rusëve? përfundoi ai.

Tre ditë më parë gazeta amerikane ‘Mother Jones’ pas një investigimi zbuloi ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e Shqipërisë dhe financimin nga kompani ruse të lobimit të Lulzim Bashës në SHBA pranë republikanëve dhe Donald Trumpit. Pas sulmeve nga PD, dje prestigjiozja amerikane ka reaguar sërish duke sjellë faktet që sipas saj janë të pa kontestueshme. “Mother Jones” tregon se si Basha ra në kontakt me kompaninë ruse për të paguar lobistin Nick Muzin i cili do ta  reklamonte në Uashington.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja