Fillimisht PD nxorri tezën se kjo revistë ishte financuar me para të Edi Ramës, por pas reagimit të revistës që e quajti absurd këtë pretendim dhe shpalosi prestigjin e saj në nivel kombëtar në SHBA, teza e disa deputetëve dhe portaleve pranë PD-së anuan nga fakti, jo më se kjo revistë ishte financuar nga Edi Rama, por nga George Soros dhe se themeluesja e Mother Jones shumë dekada më parë ishte me bindje marksiste.
Tani, del se emri i një prej lobusëve rusë që ra në “rrjetën” e hetimit të Mother Jonës, më konkretisht Evgeny Sheremetyev, ka qenë një ish-agjent i KGB-së së ish-Bashkimit Sovjetik, kryeqendrës së komunizmit botëror, gjatë Luftës së Ftohtë.
Në investigimin e Mother Jones rezultonte se Sheremetyev ka një firmë ligjore në Moskë dhe ka lidhur kontrata me qeverinë e Kremlinit për kryerjen e disa shërbimeve.
Ish-presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka qenë gjithashtu një agjent i KGB-së.
Në kronikat e vitit 1988, rezulton se Sheremetyev ishte personi kyç i KGB-së që negocioi me sukses lirimin e disa pengjeve izraelite nga terroristët.
Por duket se ish-komunistët për hir të interesave të tyre gjeostrategjike të ndikimit në Ballkan, e kanë lënë mënjëanë ideologjinë e së shkuarës, dhe janë investuar që një parti e djathtë, nëpërmjet ish-agjentëve të KGB-së në krye të Kremlinit, dhe atyre përreth, të ndërhyjnë në zgjedhjet e Shqipërisë, me qëllim që, sikurse pretendonte Mother Jones, të përmbysnin agjendën pro auroattlantike aktuale të Shqipërisë, duke e zëvendësuar atë me një agjende filo-ruse.
Për këtë qëllim, sipas Mother Jones ata identifikuan Lulzim Bashën, i cili nëpërmjet parave të rusëve që kaluan nga një kompani fantazmë e quajtur Bittania Trades, shkoi deri në SHBA ku edhe pozoi me presidentin amerikan Donald Trump.

Shkrimi lidhur me veprimtarinë agjenturore në KGB të Evgeny Sheremetyev në gazetën ruse "Pravda"
s.k/Shqiptarja.com

VIDEO









