Besart Logu, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së hedh akuza të forta se Sali Berisha dhe Ilir Meta po tentojnë të blejnë vota. Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj thotë se persona të caktuar që dalin nga krimi i organizuar po tentojnë që të blejnë votues dhe komisionerë.
Ai theksoi se do të mbrojnë cdo votë për PD dhe për kandidatin demokrat për bashkinë Tiranë, Roland Bejko.
“I bëj thirrje çdo demokrati që të marrë me rezerva të gjitha thirrjet që bën Berisha, të gjitha diversionet që bën Meta, të gjitha diversionet që bëjnë mediat pranë tyre duke nisur që me prezantimin që i bëjnë Berishës si kryetar i PD apo kandidatët e tjerë që bëhet për 1 qëllim, të konfuzojnë votuesit, të mos harrojnë që thellimi i këtyre veprimeve mund të çojë në vepra penale. Edhe persona që ndjekin dhe tentojnë të shpërndajnë sepse ka informacione, kanë dalë segmentet pranë krimit të organizuar, të kolaicionit Berisha-Meta që tentojnë të blejnë votues.
Të bëjnë kujdes se janë në monitorim. PD nuk do të falë asnjë votë, qoftë kjo e blerë të cilën do e kallëzojmë në prokurori, qoftë nga komisionerë apo votues që do të tentojnë të ndryshojnë vullnetin e votuesve kryeqytetas por edhe të gjithë Shqipërisë. PD ka hyrë në këto zgjedhje, do mbrojë çdo votë të dhënë për kandidatin, Bejkon dhe PD”, tha Logu.
Po ashtu, Logu u shpreh se Berisha ka mbështetjen e militantëve, jo të anëtarësisë apo të votuesve.
“Berisha ka shumicën e militantëve por anëtarësia është më e gjerë se rrethi i militantëve, votuesit e PD janë më të gjerë se rrethi i anëtarësisë, votuesit gri dalin më tepër. Vijnë duke u zgjeruar rrethet e votuesve dhe grupe të caktuara interesi”, tha Logu.
/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.5%
-
Jo
20.9%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 2766
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16
-
Zgjedhjet/ Shabani në Report Tv: Në diskutime me Lapajn e Alibeajn për koalicion, s’ka bashkim me Berishën e Metën! Sulo: Duhet një front opozitar
10 Janar, 19:11
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Shpallet logoja fituese e Tirana Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025, Veliaj: Mbështesim më shumë artin dhe kulturën
10 Janar, 14:19
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, Berisha: Do votojmë çdo ndryshim! Jemi në negociata
10 Janar, 13:48
-
Akuzoi Majkon se ra në përgjimet e SHISH për pazare elektorale, SPAK nxjerr blof Berishën: Asnjë hetim për deputetin socialist
10 Janar, 13:26
-
Zyrtare/ Partizani prezanton sulmuesin e Kombëtares, firmos deri në vitin 2029
10 Janar, 12:49
-
Zbardhet misteri i vajzës në 'Astir'! Haluçinacione nga droga?! 5 djemtë me armë e kyçën në apartament të qetësohej, 21-vjeçarja njoftoi policinë
10 Janar, 10:49
-
Zyrtare/ Alban Bushi firmos kontratën e re, drejton Kombëtaren U-21 deri në fund të vitit 2026
10 Janar, 10:46
-
U ekstradua nga Turqia, Dritan Rexhepi kërkon të jetë prezent në gjyqin për rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës! GJKKO i cakton 'arrest me burg'
10 Janar, 10:08
-
Tiranë/ Mbante armë zjarri pa leje në mobilerinë e tij, arrestohet 51-vjeçari
10 Janar, 09:53
edhe ty te ka ble alibasha
PërgjigjuPseudonimi që përdor ( alibasha) ka dal nga goja e berishës,dhe të flasësh me gjuhën e berishës dhe të mbrosh nji kriminel që,i ka bër vetēm të kēqia këtij vëndi dhe këtij populli,është,të urresh veten tende,të vrasësh të ardhmen tende.