Lojërat Olimpike, momentet pikante
të garave të datës 13-14 gusht

Lojërat Olimpike, momentet pikante<br />të garave të datës 13-14 gusht
Nuk kanë munguar surprizat në ditën e 9 të Lojërave Olimpike ku përballen atlete të shumë vende të botës. Ndërsa të gjithë spektatorët presin me kureshtje se cilat vende do të arrijnë të triumfojnë duke shijuar spektaklin e dhuruar ne Rio. Ju prezantojmë me disa nga momentet dhe fitoret surprizë qe shënuan garat e radhës te lojërave olimpike.

Notari amerikan, Michael Phelps, vendosi që ta provonte edhe njëherë, pas humbjes një ditë më parë përballë notarit 21-vjeçar nga Singapori, Josep Schooling. 31-vjeçari fitoi një medalje të artë – të pestën në këto Lojëra Olimpike dhe të 23-ën në përgjithësi – duke notuar në stilin flutur në garën 4x100-metra të dielën në mëngjes, që ishte edhe gara e tij finale në karrierën e tij.

Ai që shkëlqeu është edhe atleti britanik i cili rrëzohet, ringrihet dhe fiton medaljen e artë. Britaniku Mohamed Farah i mbijetoi një rrëzimi të hershëm në pistën e atletikës, duke ia dalë të ringrihej me më tepër forcë për të mbrojtur medaljen e artë në garën e 10 mijë metrave për meshkuj.
 
Sportisti me ngjyrë preu “finish”-in i pari, ndërsa u bë britaniku i parë që fiton 3 tituj olimpikë, ndërkohë që mbetet favorit për garën e 5 mijë metrave fundjavën që vjen.

Sa i përket notit Italiani Gregorio Paltrinieri mori medaljen e artë në 1.550 metrat e notit në stil të lirë, me një paraqitje të palodhur në ngjarjen më të gjatë në pishina. Teknika e italianit dominoi ndaj Konor Xhegër të SHBA-ve dhe italianit tjetër Gabriele Deti.

Surpriza e radhës ne “Rio 2016”, ishte xhamajkanja Tomson .Në kategorinë e femrave, Elaine Tomson surprizoi në një garë emocionuese për 100 metrat në Rio de Janeiro, duke marrë medaljen e artë në Olimpiadën e Brazilit.

Xhamajkani Usein Bolt, i cili në Rio kërkon të lërë gjurmë në historinë e atletikës botërore, nuk shfaqi asnjë tension në raundin e parë të kësaj disipline, duke i përshkruar 100 metra në 10 sekonda e 7 të qindat. Pavarësisht një starti të ngadaltë, 29-vjeçari e mori shpejt kryesimin e garës. 

Duke bërë një përmbledhje të shkurtër deri me tani Amerika është ajo e cila kryeson renditjen olimpike me me shume medalje ari duke u ndjekur nga Kina. 20 ari dhe 51 në total është numri i medaljeve të marra nga sportistët amerikanë, të cilët janë 13 medalje më shumë se Kina e vendit të dytë.
 
Japonia dhe Britania e madhe kanë marrë deri tani 7 medalje ari secila, por numri më i madh i medaljeve të argjendta e kanë vendosur Japoninë në vendin e tretë. Në të pestin renditet Australia me 6 medalje ari, po kaq argjendi dhe 7 bronzi.

Surprizat dhe garat do te shoqërojnë spektatoret e mbare botes deri ne datën 21 gusht kur mbyllen Lojërat Olimpike te 31 ne historinë e olimpiadave.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron