“Authocthonous” (Autoktone)! Të gjithë e kujtojnë fjalën e mbishkruar në flamurin e Shqipërisë së Madhe të ngritur përmes dronit mbi Beograd ndërsa luhej ndeshja Serbi-Shqipëri më 14 Tetor. Por tanimë kjo fjalë është zgjedhur për lojën më të re për celularët “Smartphone”.

Loja me emrin Authocthonous gjendet në platformën “Playstore” dhe kushdo mund të zgjedhë ta luajë.

Në lojë shfaqet një futbollist teksa mbi kokën e tij fluturon flamuri kuqezi me hartën e Shqipërisë së Madhe dhe me dy heronjtë kombëtare Ismail Qemalin dhe Isa Boletin. Lojtari nuk duhet të lejojë rrëzimin e flamurit, në të kundër humbet.
 
Valëvitja e flamurit të telekomanduar përmes dronit u bë shkak për ndërprerjen e ndeshjes Serbi-Shqipëri të vlefshme për eliminatoret e kampionatit botëror “Francë 2016”, ndërsa tifozët serbë u futën në fushën e blertë ku dhunuan lojtarët shqiptarë. UEFA vendosi t’ia japë fitoren në tavolinë Serbisë 3-0, dhe të dënojë të dyja federatat me nga 100 mijë euro, ndërsa Serbisë i duhet të luajë dy ndeshje pa tifozë...dhe 3 pikëshi i ndeshjes me Shqipërinë nuk do t’i quhet.

autoktone

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)