Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, me orën lokale, Michael Phelps ka rrëmbyer medaljen e katër të artë në Lojërat Olimpike "Rio 2016" dhe të 22-n në karrierën e tij.
 
Sportisti më i vlerësuar i olimpiadave ka lënë shumë pas në garën e 200 metrave Ryan Lochte, duke u ngjitur në podium për herë të katërt.
 
Phelps nuk ka humbur asnjëherë që nga pjesëmarrja në Olimpiadën e Athinës 2004, ndërsa Lochte që u rendit në vend të pestë, regjistroi humbjen e parë që nga nisja e karrierës së tij olimpike.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)