Kryeministri Rama ndodhet në Paris, ku do të marrë pjesë në Samitin e Sportit për Zhvillim, e cila do të mbahet në prag të nisjes së Lojrave Olimpike “Paris 2024”.
Rama ka publikuar në rrjetet e tij sociale një foto nga pritja në kryeqytetin e Francës.
“Paris, Samiti i Sportit për Zhvillim, në vigjilje të Lojërave Olimpike”, shkruan kryeministri.
Edicioni i 33-të i Lojërave Olimpike do të nisë në 26 korrik.
Shqipëria do të përfaqësohet me 8 sportistë. Katër janë sportistë të kualifikuar, atletja Luiza Gega që do të garojë në 3000 m me pengesa, mundësit e stilit të lirë Zelimkhan Abakarov (pesha 57 kg), Islam Dudaev (pesha deri në 65 kg) dhe Chermen Valiev (pesha 74 kg).