Lojërat Olimpike të Parisit, detajet nga ceremonia madhështore e hapjes! E veçanta që ndodh për herë të parë

Lojërat Olimpike të Parisit, detajet nga ceremonia madhështore e hapjes! E veçanta që ndodh për herë të parë

Foto ilustruese sesi do jetë ceremonia e hapjes

PARIS - Për herë të parë në histori, ceremonia e hapjes së një olimpiade do të bëhet nëpër qytet dhe jo në një stadium. Gjashtë kilometra ndajnë Pont d'Austerlitz (Pont D’Austerlitz) dhe Pont d'léna dhe përgjatë kësaj rruge gjatë lumit 'Seine', do të nisen 162 anije, duke marrë me vete më shumë se 10,000 sportistët nga 206 delegacionet që do të marrin pjesë.

Siguria është një nga çështjet shqetësuese dhe për ta arritur këtë, përgjatë lumin do të vendosen rreth 45,000 agjentë.

Kulla Eifel gjithmonë imponuese, ku këtë radhë tërheqin vëmendjen unazat olimpike, që debutojnë në emblemën e qytetit. Njëqind vjet më vonë Lojërat Olimpike kthehen në Qytetin e Dritës, e kur kanë mbetur edhe pak ditë nga hapja, shtohet ankthi, kur në 26 korrik me ceremoninë historike të hapjes do të ndizet edhe flaka olimpike.

Nëse siguria e lejon këtë falë një dislokimi të jashtëzakonshëm agjentësh dhe nuk do të lindë nevoja të aktivizohet plani B ose C (në Trocadero ose Stade de France), “Paris 2024” do të mbahet mend për organizimin e ceremonisë hapëse të parë zhvilluar jashtë stadiumit olimpik.

Udhëtimi prej 6 km që sportistët do të bëjnë me varkë ditën e parë do të jetë monumental. Gjithçka do të nisë në orën 19:30, nga Ura e Austerlitz-it që shkon drejt perëndimit. Dhe prej andej, me vizion të drejtpërdrejtë, do të shfaqet një park unik olimpik. Të gjithë do të mahniten nga Katedralja Notre Dame, ende në restaurim, Muzeu i Luvrit dhe Muzeu Orsay, me orën e tij të pagabueshme. Place de la Concorde dhe obelisku i tij, i cili do të presë sportet urbane (BMX, breaking, basketboll 3X3 dhe skateboarding), do të japin gjithashtu mirëseardhjen e tyre të veçantë më pas.

Më pas do të jetë radha e gjuajtjes me hark dhe kupola elegante prej xhami e 'Grand Palais', ku do të zhvillohen skerma dhe taekuondo. Varkat që do të transportojnë 10,500 atletë nga 206 delegacionet, do të kalojnë dy ishujt qendrorë (Saint Louis dhe La Cité) dhe do të kalojnë mbi dhjetë ura, duke përfshirë Urën e njohur Alma ose kushtuar Aleksandrit III, spektakolare me detajet e saj të arta.

E fundit do të jetë Ura Jena, pranë Kullës Eifel dhe kopshteve Trocadero dhe Champ de Mars, ku do të luhet Beachvolley. Dhe kjo me siguri do të jetë kartolina ikonë që do të mbetet përgjithmonë nga këto Lojëra.

“Kjo ceremoni, me botën ku po jetojmë është një dhimbje koke për sigurinë, por do të jetë një moment i jashtëzakonshëm për komunitetin”, thotë Yannis Exarchos, drejtori i përgjithshëm i Shërbimeve të Transmetimit Olimpik.

"Ne do të kemi njëqind kamera përgjatë lumit, dyqind telefona celularë në varka, tetë dronë dhe tre helikopterë".

Pas kufizimeve prej pandemisë në olimpiadën e Tokios, Parisi, me synim e integrimit total, propozon edhe një maratonë të hapur, si dhe dhënien e medaljeve për sportistët në Parkun e Kampionëve.

Vendi ynë/ Shqipëria do të përfaqësohet me 8 sportistë në Lojërat Olimpike. Katër janë sportistë të kualifikuar, atletja Luiza Gega që do të garojë në 3000 m me pengesa, mundësit e stilit të lirë Zelimkhan Abakarov (pesha 57 kg), Islam Dudaev (pesha deri në 65 kg) dhe Chermen Valiev (pesha 74 kg).

Ndërkohë që 4 sportistë të tjerë e kanë siguruar pjesëmarrjen me ftesa. Ato janë Franko Burraj në atletikë 100 m, Manjola Konini në qitje, në disiplinat 25 m pistol dhe 10 m air pistol, si edhe notarët Kaltra Meça 200 m stil i lirë dhe Grisi Konxhaku 100 m stil i lirë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Intervista/ Elira Abeshi nga Raiffeisen Bank: Rëndësia e financimit të SME-ve, kreditimi i sektorit Agri dhe risitë digjitale

Intervista/ Elira Abeshi nga Raiffeisen Bank: Rëndësia e financimit të SME-ve, kreditimi i sektorit Agri dhe risitë digjitale