Lokalet e natës dhe ato pa leje, përplasin institucionet! Bashkia e Pogradecit përplaset me IKMT: Po vret biznesin! Korça kërkon muzikë të lartë, policia kundër

KORCE- Kryebashkiaku i Pogradecit Ilir Xhakolli ka kritikuar ashpër Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, duke akuzuar se vendos gjoba selective dhe kryen shembje në nisje të sezonit turistik. IKMT, tha ai ai, po bën po bën raprezalje tek operatorët turistik në Pogradec.

“Task-Forca të punojë me kujdes, të mos bëjë raprezajle në pikën e sezonit. Kanë filluar që tani, IKM quhet ajo? Ato që duhet të ishin që në tetor, 3-4 subjetke dhe tani kutohet të vijë dhe 50 milionë gjobë. Më mirë ti vrasin. E kanë me vrasje?! Ky është shqetësim, të punojnë me kujdes. Të mos e mbysim turizmin”, tha Ilir Xhakolli, Kryetar i Bashkisë Pogradec.

Ndërsa Prefekti i Korçës, Nertil Jole kërkoi që ta adresojë problemin zyrtarisht.

“Kryetar na e përcillni me shkrese do e ndjekim me institucionet qeveritare”.

Deklarata u bë gjatë mbledhjes së Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit ku mungonte Kryeinspektorja e IKM-së për qarkun e Korcë Alketa Petro. E kontaktuar me telefon nga Report tv, Petro tha se nuk mund të përgjgjet pa leje nga drejtoria e përgjitshme e IKTM-së në Tiranë.

Gjatë mbledhjes pati dhe një debat mbi kompetencat e bashkisë dhe policisë për monitorimin e lokalave të natës. Numri 2 i Bashkisë së Korcës, Benila Terova tha se u kanë dhënë leje bizneseve tek pazari i Korces të mbajnë muzikën e lartë deri në orën 01:30 pas mesnate. Pretendimi i saj u kundërshtua nga drejtori i Policisë së Korccës, Gjovalin Loka, i cili prerazi tha se do të gjobiten dhe ndiqen penalisht pronarët e lokaleve që krijojnë zhurma pas orës 12:00 të natës.

“Problemi i orareve të natës është zgjidhur sepse, kompentecat i kanë kaluar bashkisë. Me vendim të këshillit bashkiak kemi caktuar vendet ku lejohet muzika përtej mesnatës. Është Pazari i Korces dhe zona e vaskave të peshkut ku do të zhvillohet jeta e natës. Por pavarësisht se subjektet kanë leje shkon policia dhe kërkon të ulin muzikën. Aty me sa di është e lejuar deri në orën 1.30 pas mesnate”, tha Terova.

“Ligjvënësit kanë përcaktuar me ligj se kompetencat për monitorimin e zhurmave i ka Policia e Shtetit. Dhe ligji thotë se nuk lejohet muzika e lartë tertej orës 24:00. Normat e nivelit të zhurmave në mjedis do monitorehen cdo ditë. Së shpejti presim edhe mbërritjen e pajisjeve të reja për monitorimin e zhurmave. Kush rezulton në shkelje do të gjobitet dhe do të shkojë për procedim penale”, tha Loka.

Në fund të takimit, Prefekti Jole se numri i turistëve po rritet (Janar-Prill), duke sjelle si reference hyrjen e udhëtareve në pikat e kalimit kufitar, që sipas tij janë 60 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Studio Ligjore"MeMa+": 24/05/2024 13:06

    Shkelqyer pergjigjia e Policies te Shteti! Nuk Ka akt nen Ligjor qe te kompromentoje ligji.

    Përgjigju
  • Iris: 23/05/2024 01:14

    Ne Shqiperi te gjithe zyrtaret jane te paafte per postet e tyre, se problemi i zhurmes zgjidhet kollaj.Ketu ku jetoj une e kane zgjidhur ne kete menyre:Kush do te kete muzike ne lokal aplikon per license muzike qe duhet t'a kete pervec asaj te te berit biznes dhe asaj te shitjes se alkoolit e duhanit,megjithese duhani eshte i lejuar vetem te shitet,jo te konsumohet ne keto ambiente.Ata qe aplikojne per muzike duhet te plotesojne kushtet qe t'i kene ambientet te izoluara soundproof.Po te plotesojne keto kushte asnje zhurme nuk degjohet jashte dhe i zoti i lokalit mund t'a kete muziken brenda ne lokal me ze te larte 24 ore po te doje,pasi nuk shqeteson njeri.Po kush t'a ndermarre kete nisme ligjore ne Shqiperi,te vdekurit?! Orari t'ju vihet vetem lokaleve te hapura si bar-lulishtet.Dhe sa per kryebashkiakun e Pogradecit qe na u shqetesoka per prishje selektive,apo prishje ne pikun e sezonit turistik e gjobat,do te kishte qene me mire te ishte interesuar qe me pare, qe keto biznese te paligjshme te mos mbinin si kerpudhat,ne te fundit Pogradeci nuk eshte Tirane per nga madhesia, qe te thuash qe nuk i kontrolloj dot,por mua me duket sikur disa /miq/ te kryebashkiakut qenkan prekur,ndryshe nuk shpjegohet gjithe ky irritim i kryebashkiakut! Jo z.kryetar,nuk mbytet turizmi,jo ne qytete si Pogradeci,mbytet vetem paligjshmeria e korrupsioni!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

'Pas golit u tërhoqëm shumë', Kristjan Asllani: Më vjen keq për tifozët, t'u dhuronim një barazim

'Pas golit u tërhoqëm shumë', Kristjan Asllani: Më vjen keq për tifozët, t'u dhuronim një barazim