SHKODER-Report Tv siguron pamjet e lokalit ”SAMPA” në qytetin verior që shërbente si bazë e grupit kriminal për shpërndarjen e kokainës dhe heroinës. Lokali ndodhet në Bërdicë, ndërsa u sekuestrua nga policia.

Helidon Marku, i arrestuar ishte menaxher i lokalit dhe në bashkëpunim me personat e tjerë të arrestuar dhe në kërkim kanë zhvilluar prej kohësh aktivitetin kriminal të shitjes së drograve të forta kokainë dhe heroinë. Nga operacioni u sekuestruan 2.2 kg kokainë.

 

[gallery]25470[/gallery]
Të arrestuar

 

1. Helidon Marku, 42 vjec, banues në Shkodër, person i dënuar disa herë për vepra të rënda penale.

2. Indrit Tagani, 30 vjec,banues në Shkodër.

3. Erjon Zekaj, 31 vjeç, banues Koplik i Sipërm, Malësia e Madhe.

4. Saimir Arçi, 31 vjeç, banues në Shkodër.

5. Aldo Vruçaj, 28 vjeç, banues në Shkodër.

6. Kristjan Ujkaj, 31 vjeç, banues në Shkodër.

7. Aleksandër Matoja, 31 vjeç, banues në Shkodër.

Në kërkim

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit H.K, 26 vjeç, banues në Shkodër.

d.b/shqiptarja.com