Shqipëria: Popullsia: 2.8 millionë; Atletët në Londër: 11
Shpresat më të mira për medalje: Romela Begaj, peshëngritëse, fitoi medalje të argjendtë në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes më 2012 ; Majlinda Kelmendi, xhudo, e renditur e shtata në botë në kategorinë 52 kg nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, nga Kosova, por konkurron nën flamurin shqiptar.
Momenti më i mirë olimpik:Ymer Pampuri u bë shqiptar i parë që theu një rekord olimpik në peshëngritje në Munih më 1972. Roimela Begaj përfundoi e gjashta në kategorinë 58 kilogram të peshëngritjes në Pekin më 2008. Shqipëria ende nuk ka fituar medaljen e parë olimpike të saj.
Bosnje dhe Hercegovina (BiH): Popullsia: 3.8 millionë; Atletët në Londër: 6
Shpresat më të mira për medalje: Amel Mekiç, xhudo, i renditur i 28-ti në botë në kategorinë nën 100 kg për meshkuj dhe fitues i medaljes së artë në Kampionatin Evropian të Xhudos; Luçia Kimani, atletikë, përfundoi e 42-ta në maratonën për femra në Pekin më 2008 dhe mban katër rekorde kombëtare të BiH-së.
Momenti më i mirë olimpik: Sarajeva priti Olimpiadën Dimërore më 1984 kur BiH ishte ende pjesë e ish-Jugosllavisë. Ajo bëri debutimin e saj olimpik si një vend i pavarur në Barcelonë më 1992 e ka marë pjesë në të gjitha Lojërat Verore që atëhere, por ende nuk fituar medaljen e parë të saj.
Bullgaria: Popullsia: 7.3 millionë; Atletët në Londër: 63
Shpresat më të mira për medalje: Stanka Zllateva, mundëse, medalja e argjendtë në Pekin më 2008 dhe pesë herë kampione bote; Maria Grozdeva, qitëse, mban rekordin botëror për 25 metra pistoletë e ka dy medalje të arta e tre të bronzit nga Olimpiadat e mëparshme; Ivet Jalova, atlete, fitoi garën e 100 metrave për femra në Kampionatin Evropian të Atletikës më 2012; Silvia Miteva, gjimnaste, fitoi dy medalje argjendi në Kupën Botërore në maj.
Momenti më i mirë olimpik: Bullgaria ishte mes 14 vendeve që u paraqitën në Olimpiadën e parë në Athinë më 1896. Që atëhere ka marë pjesë në shumicën e Lojërave të Verës duke fituar 212 medalje. Paraqitje më e suksesshme e Bullgarisë ishte në Lojërat Verore në Moskë më 1980, ku fitoi 41 medalje.
Kroacia: Popullsia: 4.3 millionë; Atletët në Londër: 110
Shpresat më të mira për medalje: Sandra Perkoviç, hedhëse e diskut, rregjistroi largësinë e tretë më të mirë në botë të saj në maj me 68.2 m e mori të artën në Kampionatin Evropian të Atletikës; Snezhana Pejiç, qitëse, mori të bronztën në 10 metra pushkë me ajër në Pekin më 2008. Kroacia fitoi dy medalje të arta në hendbollin për meshkuj.
Momenti më i mirë olimpik: Kroacia bëri debutimin Olimpik të saj si një vend i pavarur më 1992 në Barcelonë, duke fituar tre medalje.
Greqia: Popullsia: 10.9 millionë; Atletët në Londër: 105
Shpresat më të mira për medalje: Dimitris Kondrokukis, kërcim së larti për meshkuj, fitoi të artën në Kampionatin Botëror për salla të mbyllura më 2012; Piro Dhima, peshëngritës, tre herë kampion Olimpik mes 1992 e 2000 që më pas fitoi të bronzit në Athinë më 2004; Aleksandros Nikolaidis, takuondo, fitues i medaljes së argjendtë në Pekin, i cili përfundoi i treti në Turneun Kualifikues Olimpik Botëror të Takuondosë; Ilias Iliadis, xhudo, kryeson në listën e renditjes të Federatës Ndërkombëtare Olimpike të Xhudos në kategorinë nën 90 kg.
Momenti më i mirë olimpik: Greqia është vendlindja e Lojërave Olimpike të lashtësisë më 776 përpara Krishtit e priti Olimpiadat moderne më 1896 e 2004. Greqia ka fituar gjithsej 108 medalje olimpike.
Maqedonia: Popullsia: 2 millionë; Atletët në Londër: 4
Shpresat më të mira për medalje: Marko Blazevski e Simona Marinova, notarë, renditur si dy notarët kryesorë të vendit.
Momenti më i mirë olimpik: E para dhe e vetmja medalje për Maqedoninë ishte e bronztë, e fituar nga mundësi Magomed Ibragimov në Sidni më 2000.
Mali i Zi: Popullsia: 620,000; Atletët në Londër: 33
Shpresat më të mira për medalje: Ekipi i vaterpolit meshkuj, përfundoi i katërti në Pekin më 2008; Sërxhan Mrvaljeviç, xhudo, nënkampioni i tanishëm i botës në kategorinë për meshkuj nën 81 kg.
Momenti më i mirë olimpik: Mali i Zi bëri paraqitjen e parë të tij si një vend i pavarur në Olimpiada në Pekin më 2008. Ekipi i tij i vaterpolit për meshkuj mbërriti deri në lojën për medaljen e bronzit, por humbi ndaj Serbisë. Mali i Zi nuk ka fituar ende medaljen olimpike të tij të parë.
Serbia: Popullsia: 7.1 millionë; Atletët në Londër: 115
Shpresat më të mira për medalje: Novak Gjokoviç, tenist, tani i renditur i dyti në botë sipas ATP-së e medalje e bronzit në Pekin më 2008; ekipi i meshkujve i vaterpolit mori të bronztën në Pekin më 2008, fitoi Kampionatin Evropian e pastaj Trofeun XXIV Ndërkombëtar Para-Olimpik të Vaterpolit; Jasna Sekariç, qitëse, mori medaljen e artë në 10 m me pistoletë me ajër e të bronzit me pistoletë 25 m në Seul më 1988 e fitoi medalje argjendi në Lojërat e 2000 dhe 2004.
Momenti më i mirë olimpik: Serbia bëri debutimin Olimpik të saj më 1912, por për shkak të transformimeve të ndryshme politike pas 1920-tës, nuk mori pjesë në Lojëra si një vend i pavarur deri në Pekin më 2008, kur fitoi tre medalje, një të argjendtë e dy të bronzit.