LONDER - Nëntë persona, përfshirë edhe predikuesin radikal islamist Anjem Choudary, janë vënë sot nën pranga me dyshimin se i përkasin një organizatë terroriste të ndaluar që operon në kryeqytetin britanik. Arrestimet e sotme janë pjesë e një hetimi në vazhdim dhe jo në përgjigje të ndonjë kërcënimi të menjëhershëm.
Nëntë të arrestuarit, nga mosha 22-51 vjeç po mbahen aktualisht në stacionet policore në qendër të Londrës. Sipas mediave britanike, Chourdary është ish-kreu i një grupi islamist të ndaluar që në vitin 2010 në Britaninë e Madhe. Chourdary është një figurë shumë e diskutuar në bashkësinë islame, ku shumë muslimanë e përbuzin pasi besojnë se ai shkakton dëme të mëdha ën pozitën e tyre në shoqërinë britanike.
Kur qeveria e ndaloi grupin, disa nga anëtarët e saj themeluan organizata të reja, duke përfshirë dhe Islam4UK dhe Muslimanët kundër kryqëzatave, të cilat gjitastu u ndaluan më vonë. Ky i fundit, gjithnjë ka mohuar akuzat se ka nxitur apo ka qenë i përfshirë në organizatat terroriste
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com