LONDËR - Një grua në Londër të Anglisë, ka gjetur në bananen e saj, merimangën më helmuese në botë.

Ndërsa po hante bananen, Consi Taylor vuri re disa pika të çuditshme në lëkurën e frutit, por mëndoi se ishin thjesht të nxirra… Kjo deri sa secila prej këtyre pikave të vogla rra në tokë dhe filluan të lëviznin nëpër shtëpi.

E alarmuar, gruaja i dërgoi një fotografi të insekteve ekspertëve të kontrollit të insekteve. Sipas tyre, me shumë mundësi bëhej fjalë për merimangën braziliane, apo të njohur ndryshe si merimangat e bananes, një prej specieve më të rrezikshme në botë. 

Gjinia femërore e kësaj specieje mund të ketë këmbë të gjata deri në 15 centimetra. Një pickim i kësaj merimange mund të vrasë një njeri brenda dy orësh.

Consi së bashku me burrin e saj Richard Taylor dhe dy fëmijët e tyre u detyruan të largohëshin për 3 netë nga shtëpia e tyre, ndërkohë që kjo e fundit u mbush me tym për të vrarë merimangat.

Gruaja i kishte blerë bananet në supermarketin Sainsbury, të cilët i ofruan rreth 3.500 euro si dëmshpërblim për shqetësimin.

Guinness World Records e ka listuar këtë specie si merimangën më helmuese në botë. Njerëzit e pickuar prej saj mund të vuajnë nga çrregullimi i rrahjeve të zemrës, vjelldhje, presion i lartë i gjakut dhe vdekje.

Redaksia Online
(Erin Dini /a.ç/shqiptarja.com)