Londër/Trajneri italian shpall objektivat

Londër/Trajneri italian shpall objektivat
Nis aventura e Antonio Contes te Chelsea. Ish trajneri i përfaqësues italiane u prezantua zyrtarisht si tekniku i ri i Bluve të Londrës, klub me të cilin muaj më parë ka nënshkruar një kontratë 3-vjecare.

Me të në stol tifozët e Chelsea-in ëndrrojnë titullin kampion që në sezonin e parë, por vetë Conte e ka të qartë dhe objektivi i tij kryesor është të rikthejë skuadrën në Uefa Champions League.

Për mua është një kënqësi e madhe të ndodhem sot këtu dhe jam i lumtur për këtë fakt.Kam punuar shumë për të arritur deri në këtë pikë, dhe jam me të vërtetë shumë emocionuar që nga tani e tutje do të jem trajneri i Chelsea-it. Ky është një kapitull i ri për mua, për karrierën time dhe për familjen time.  Jam bërë pjesë e kampionatit më të bukur dhe njëkohësisht më të vështirë në Botë sepse këtu janë 6 apo 7 skuadra të cilat mund të fitojnë titullin.  Për mua është një nder të jem trajneri i një klubi si Chelsea.  Gjatë dy ditëve të para të stërvitjes kam parë një impenjim shumë të madh te të gjithë lojtarët por nuk mund të premtoj dot titullin. Do të bëjmë gjithcka për tu rikthyer fillimisht në Champions League”.

Por a do të aplikojë Antonio Conte edhe te Chelsea skemën me tre mbrojtës sic ka bërë te Juventusi dhe kombëtarja italiane? ”Kur mbrrij në një klub, mund mundohem tu gjej pozicionet e përshtatshme të gjithë futbollistëve dhe kur isha në Itali më pëlqente të thosha që trajneri është si një rrobaqepës që duhet të ndërtojë kostumin më të mirë të mundshëm me atë copë që ka në dispozicion. Në karrierën time si trajner kam ndryshuar shpesh sistemin e lojës. Të luash me 3 apo 4 mbrojtës nuk është e rëndësishme, i rëndësishëm është shpirti që lojtarët tregojnë në fushë”.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)