Londër- Një 28-vjeçar shqiptar është dënuar nën akuzën e përdhunimit, nga Gjykata Croydon Crown Court në Londër me 7 vite burg. Ai është Gentjan Faqolli dhe akuzohet se ka përdhunuar një 39-vjeçare invalide, me të cilën ishte njohur në janar të këtij viti në internet.

Pas disa muajsh bisedë “online” dhe telefonata, Faqolli e takoi 39-vjeçaren në shtëpinë e saj, ku edhe e përdhunoi 3 herë më 18 mars të këtij viti. Faqolli u arrestua më 13 maj, ndërsa doli para gjykatës një ditë më pas. Sipas mediave angleze viktima vuante nga invaliditeti fizik si dhe disa çregullime mendore.

Gentjan Faqolli jetonte në Angli ilegalisht dhe në fund të dënimit do të dëbohet për në Shqipëri.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)