U ndërpre pa nisur ende mirë përpjekja e militantëve ekologjistë për të paralizuar trafikun në aeroportin kryesor të vendit, Heathrow, duke fluturuar dronë në afërsi të tij.
Në Twitter, aktivistët e lëvizjes ”Heathrow në pauzë” pohuan se policia kishte përdorur bllokues për të kundërshtuar planin e tyre, ndërsa policia e Londrës nuk pranoi të komentojë mbi këtë.
Policia londineze njoftoi se në afërsi të aeroportit u arrestuan dy persona, ndërkohë që pesë nga drejtuesit e organizatës u arrestuan dje nën akuzën ”dyshim për komplot me qëllim shkaktimin e trazirave publike”.
Mes të arrestuarve ishin dhe Roger Hall, themeluesi i 'Extinction Rebellion' dhe Mike Lynch-White .
Dy gra dhe një burrë u arrestuan gjithashtu në Highgate, në veri të Londrës.
Një prej pilotëve të dronit, i ndaluar nga forcat e policisë, tha se rreth 35 vetë ishin të gatshëm të drejtonin dronët e tyre në hapsirën ajrore të aeroportit.
”Pistat e Heathrowt janë në funksion të plotë”, njoftoi një zëdhënëse aeroportuale.