Protestuesit klimatik të ‘Rebelimit kundër Shfarosjes” spërkatën me 1,800 litra bojë të kuqe trotuarin përpara ndërtesës së Thesarit në Londër ndërsa edhe thërrisnin: "Ndaloni financimin e vdekjes nga klima".
Aktivistët ambjentalistë përdorën një makinë private zjarrfikëse për të spërkatur rreth ndërtesën e Thesarit.
Pasi policia mbërriti në vendgjarje, arrestoi katër aktivistë, 3 burra dhe 1 grua.
Një zëdhënës i Departamentit të Klimës në qeverinë e Johnson, tha se 'Mbretëria e Bashkuar është një lider botëror në sektorin e ndryshimit të klimës, duke zvogëluar emetimet e saj me 42% ndërmjet viteve 1990 dhe 2017”.