Londër, ‘Parlamenti i Zhdukur’ me shimpanze i Banksy-t,  shitet për 11.1 milion euro

Londër, ‘Parlamenti i Zhdukur’ me shimpanze i Banksy-t,  shitet për 11.1 milion euro

Një pikturë e Banksy-t, është shitur në ankandin e Sotheby, në Londër, për 11.1 milion euro, një shifër rekord për artistin britanik, i njohur për muraturat e tij provokuese në rrugë.

Është "Parlamenti i Zhdukur", i cili trajton me një stil akademik, Dhomën e Komunave të Westminster-it, në të cilën deputetët janë të gjithë shimpanze.

Rekordi i mëparshëm i ankandit të pikturave për një vepër të Banksy i përkiste "Keep it Spotless", e cila në vitin 2008, në ankandin e Sotheby's në New York u shit për 1.8 milion dollarë.

Çmimi fillestar për pikturën u vendos të ishte 1.5-2 milion paund, por me rritjen e interesimit, madje edhe në internet, ajo kapi shifrën rekord 11.1 milion euro.

"Sot bëmë histori", komentoi përgjegjësi i shitjeve në fund të ankandit.

Piktura, pothuajse katër metra e gjysmë e gjerë dhe dy metra e gjysmë e lartë, përshkruan një parlament majmunësh, me titullin "Parlamenti i Zhdukur", që duket se godet veprimin e fundit të Kryeministrit Britanik Boris Johnson për të shpërndarë parlamentin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • hysa: 04/10/2019 09:23

    Si mund ta pikturoj parlamentin ton ky zotria ne fjale???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Pyetja e Adit

Edison Ypi: Pyetja e Adit