/ATSH-DPA/ - Qarkullimi i trenave nëpërmjet tunelit të La Manshit rifilloi sot, njoftoi operatori i këtij tuneli, një ditë pas ndërprerjes për shkak të pranisë në tymrave."Konfirmojmë se një zjarr i vogël në një kamion u vu menjëherë nën kontroll", tha kompania që menaxhon tunelin.

Shërbimi në tunelin e La Manshit, që lidh Britaninë e Madhe me Evropën kontinentale me tren, u ndërpre dje pas tymit të detektuar në një nga linjat hekurudhore.Për shkak të zjarreve, shërbimi hekurudhor në këtë tunel është ndërprerë shumë herë përgjatë viteve