LONDËR, 12 shtator /ATSH-ANSA/ - Sipas revistës së njohur "The Economist" shkëputja e Skocisë nga Britania e Madhe do të ishte gabim për vendin dhe një tragjedi për Londrën, që do të lihej pas krahëve, njoftonte sot e përjavshmja e njohur ekonomike, që ia kushton numrin e saj të fundit para referendumit të 18 shtatorit, të ardhmes së Britanisë së Madhe.
"Ky shtet i madh shumëkombësh mund të shpërbehet në një ditë të vetme, nga një konsultim elektoral ku do të marrin pjesë vetëm shtatë për qind e qytetarëve të tij. Shkëputja do të ishte gabim i rëndë për Skocinë dhe tragjedi për atë që do të mbetej nga Britania e Madhe", thekson e përjavshmja.
Më në brendësi të artikullit "The Economist" tregon disa fusha veçanërisht kritike ku, një pavarësi e mundshme, do të kishte efekte negative.
"Ndërkohë, pesha e Britanisë së Madhe do të rezultonte në një ridimensionim në çdo aspekt ndërkombëtar, pasi të gjithë njerëzit në botë do të pyesnin "përse duhet t'i kushtojmë kaq shumë vëmendje një vendi që e kanë refuzuar edhe qytetarët e tij?", shton e përjavshmja.
Ajo thotë se edhe statusi si fuqi bërthamore i Britanisë së Madhe do të vihej në dyshim, pasi nëndetëset bërthamore britanike i kanë bazat në Skoci dhe transferimi i tyre nuk mund të bëhej me shpejtësi./ a.jor.
/Shqiptarja.com