TIRANË, 19 Janar/ATSH- I. Vata/-Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, ndërsa ndodhet për një vizitë zyrtare në Londër për të marrë pjesë në Forumi Botëror i Arsimit për të diskutuar mbi arsimin profesional, tregun e punës dhe imazhin e ri të Shqipërisë, poston një koment në statusin e tij Facebook.
"Forumi Botëror i Arsimit. Në Londër për të diskutuar mbi arsimin profesional, tregun e punës dhe imazhin e ri të Shqipërisë. Shumë i lumtur për studentët shqiptarë të fakultetit ?#?ËestKing, të cilët ndjekin kurset profesionale që gjenerojnë punë", shkruan Veliaj.
Ministri Veliaj nëpërmjet një postimi pasditen e sotme në rrjetin social Facebook, përcjell një foto me studentët e fakultetit të WestKing, të cilët ndjekin kurse profesionale. /a.ke/









