/ATSH-AFP/ - Ministri britanik i Financave, George Osborne do të përpiqet të bllokojë çdo përpjekje të Bashkimit Evropian për të përfshirë paratë britanike në një program të ri ndihme financiare për Greqinë, njoftuan sot disa media.
"Osborne nënvizoi refuzimin britanik për të marrë pjesë në rifinancimin e Greqisë gjatë bisedave telefonike me homologët evropianë para takimit mes anëtarëve të Eurogrupit në Bruksel", sipas "Financial Times" dhe publikimeve të tjera.
"Kolegët tanë të eurozonës kanë marrë një mesazh të fortë dhe të qartë, sipas të cilit nuk do të ishte i pranueshëm modifikimi në këtë rast i qëndrimit britanik për programet evropiane të ndihmës financiare", theksoi një burim nga Ministria e Financave.
Në vitin 2010, kryeministri britanik, David Cameron kishte njoftuar arritjen e një marrëveshjeje, sipas së cilës programi i urgjencës, Mekanizmi Evropian për Stabilizimin Financiar (MESF), duke përfshirë 28 anëtarët e Unionit, nuk do të përdorej për të ndihmuar vendet e eurozonës.