Në vitin e saj të 15-të, Konventa Ndërkombëtare e Tatuazheve në Londër ka mirëpritur më shumë se 400 artistë të njohur.

Mijëra entuziastë që kanë pasion tatuazhet treguan trupat e tyre plot vizatime e ngjyra.

Ngjarja do të zgjasë tre ditë dhe po mbahet  në Dock Tobacco në Wapping, Londër.

Sipas "Daily Mail", organizimi përmban edhe muzikë live dhe stenda tregtare dhe është emërtuar si festa më emocionuese, e parashikuar dhe befasuese e artit të trupit në botë.

Disa nga vizitorët u panë të mbuluar në modele mbresëlënëse, duke përfshirë fytyra, lule dhe kafshë, ndërsa të tjerët kishin  shpime në pjeesë të ndryshme të trupit dhe një burrë tregoi  një pjesë të pasme me temë filmin  "Lord of the Rings".

Gjithashtu do të organizohet edhe një konkurs për vizitorët dhe vendasit.

Ora 16:49
Londra mirëpret adhuruesit e tatuazheve të të gjithë botës
1/0